Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi-CRCA / DCI Shqiperi, me mbeshtetjen e UNICEF, ka publikuar dy studime te reja mbi ceshtjet e drejtesise per te mitur dhe kriminalitetit femijnor ne Shqiperi. Studimet me titull Drejtesia per te mitur ne Shqiperi dhe Kriminaliteti i te miturve ne Shqiperi jane udhehequr nga Prof. As. Dr. Arta Mandro dhe Prof. As. Dr. Edlira Haxhiymeri.
Studimi Drejtesia per te mitur ne Shqiperi permban 6 kapituj dhe ben nje analize te sistemit te administrimit te drejtesise per te mitur dhe gjendjes se te miturve ne konflikt me ligjin ne Shqiperi. Ky studim synon nepermjet njohjes me legjislacionin, strukturat, sistemin e drejtesise per te mitur, te mundesoje edhe nje mbrojtje efektive te te miturve ne konflikt me ligjin si dhe te atyre qe nuk mund te procedohen per shkak te moshes, por duhet te trajtohen permes masave edukative.
Studimi Kriminaliteti i te Miturve ne Shqiperi permban 7 kapituj dhe ben nje analize te shkaqeve dhe faktoreve te kriminalitetit tek te miturit ne Shqiperi. Ky studim eshte nje perpjekje e pare e cila synon te realizoje nje analize te situates aktuale lidhur me kete fenomen. Gjithashtu ai perben nje dokument qe ju vjen ne ndihme politike-beresve ne Shqiperi, perfaqesuesve te shoqerise civile, institucioneve te zbatimit te ligjit, si dhe te gjithe eksperteve te fushes per te kuptuar shkaqet dhe mundesite e parandalimit te fenomenit.