Tiranë, 6 Tetor 1015– Ditën e sotme, Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), UNICEF, CRCA Shqipëri dhe Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF), zhvilluan takimin e parë konsultues “Internet i Sigurtë për Fëmijët në Shqipëri: Drejt Qasjeve të Integruara Institucionale dhe Shoqërore për Mbrojtjen e Fëmijëve Online”.
Qëllimi i takimit ishte konsultimi i aktorëve pjesëmarrës në lidhje me mekanizmat dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve nga shfytëzimi dhe abuzimi online, si dhe nxitja e autoritetve përgjegjësë për të krijuar kuadrin e duhur ligjor. Pjesë e diskutimeve në tryezë ishin institucionet shtetërore që kujdesen për fëmijët, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizatat e shoqërisë civile dhe kompanitë e telefonisë.
Diskutimet u fokusuan në gjetjen e qasjeve të integruara institucionale dhe shoqërore për mbrojten e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online; paraqitjen e problemeve që ndeshin fëmijët në Shqipëri në lidhje me sigurinë në internet; njohjen me planet dhe angazhimet e aktorëve socialë në këtë fushë, si dhe bashkëpunimet përkatëse. Ndër të tjera në takim u prezantua një platformë virtuale për të automatizuar procesin e raportimit të faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme.
Pjesëmarrësit ranë dakort për ngritjene një mekanizmi  në nivel kombëtar për denoncimin e rasteve të abuzimit, shfrytëzimit online të fëmijëve dhe të gjitha krimeve të tjera kibernetike që prekin interesa  të grupeve të caktuara.  Gjatë diskutimeve u rekoamndua edhe krijimi i njëplatformekombëtare të informacionit, e cila do t’i japë akses fëmijëve, prindërve, mesuesve, grupeve të intersuara, etj, për  t’u informuar dhë ndërgjegjësuar mbi sigurinë, rreziqet dhe mënyrat e mbrojtjes nga shfrytëzimi dhe abuzimi  online.
Forcimi i dialogut ndërinstitucional dhe përmirësimi i kuadrit ligjor ishin dy nga rekomandimet më të rëndësishme të takimit. Realizimi i këtyre objektivave do të sjellë zgjerim të mekanizmave të përfshirë në sigurinë online të fëmijëve, përcaktim të qartë të detyrave për secilin aktor si dhe qartësimin e koncepteve ligjore.


Detajet e Lajmit
October 15, 2015
298
Kategoria