Tiranë 14 Prill 2021- Ditën e sotme CRCA/ECPAT Shqipëri, në kuadër të zbatimit të projektit “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll”, organizoi tryezën e konsultimit të Protokollit të punonjësit Social në nivel lokal për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës. Takimi u përshendet nga Zv.Kryetarja e bashkisë Devoll Znj. Zerina Sinani, e cila në fjalën e saj, vlerësoi rëndësinë e Protokollit, i cili do të shërbejë si gurr themeli të punës së punonjësve socialë të bashkisë së tyre, për të siguruar që çdo fëmije të kësaj bashkie t’i ofrohet mbështetje dhe shërbime cilësore, eficente dhe të matshme në kohë.
“Mbështetja që CRCA ka dhënë për komunitetin më në nevojë ka qënë një ndihmesë e madhe në këto kohë të vështira të krijuara dhe nga COVID 19. Shpreh bindjen që dhe ky protokoll që po diskutohet sot, do të jetë po aq i rëndësishëm dhe në punën e përditshme tonën ndaj komunitetiti të bashkisë sonë”- u shpreh znj. Sinanai.
Në fjalën e tij Z.Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin frytdhënës që bashkia Devoll dhe gjithë specialistët e drejtrorisë së shërbimeve sociale kanë treguar gjatë çdo hapi të zbatimit të projektit.
“Ne jemi këtu t’ju mbështetur ju dhe aq më tepër te jemi gjithnjë në mbrojtje të fëmijëve dhe interesave të tyre më të larta. Jemi të lumtur që po zbatojmë këtë projekt, I cili ka dhënë impaktin e vet, dhe shprehim bindjen tone që bashkëpunimi me bashkinë Devoll do të vijojë, dhe pas përfundimit të këtij projekti”- u shpreh Z.Hazizaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Protokolli i hartuar vjen si domosdoshmëri për të krijuar një tabllo të qartë të ndërhyrjes sa më efektive për rastet e fëmijëve dhe adoleshentëve viktima të çdo lloj forme të dhunës në Shqipëri. Në këtë protokoll paraqiten udhëzime të detajuar për të gjithë punonjësit socialë që punojnë në nivel lokal mbi përgjigjen e menjëhershme që kërkon trajtimi I rasteve të dhunms ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Protokolli, gjithashtu përmban informacion rreth bazës ligjore në fuqi për ofrimin e shërbimeve të kujdesit Shoqëror, Ligji për të Drejtat dhe Mbrojen e Fëmijëve si edhe VKM 578, datë 3.10. 2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”
Pas evidentimit të nevojave të specialistëve të shërbimeve sociale të bashkisë Devoll, u dakortësua hartimi i një kalendari të zhvillimit të trajnimeve për të forcuar kapacitetet e tyre dhe rritjen e profesionalizmit për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore për komunitet në nevojë.
Nisma “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll” ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG.
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën
linda.pino@crca.al
crca@crca.al