Shqipëria vlerësohet sërish me zero pikë mbi mungesën që ekzistojnë në raportimet e krimeve që lidhen me dhunën dhe abuzimin seskual ndaj fëmijëve. Ndërsa këto ngjarje shfaqen pothuaj ccdo ditë në media dhe duket se tërheqin shumë vëmendjen e publikut, sërish vendi ynë vlerësohet negativisht nga kolosi Out of Shadow Index.
Edhe pse Kodi i Transmetimit të AMA, i kushton vëmendje të posaçme mënyrës se si mediat duhet të trajtojnë raportimet në lidhje me fëmijët, publikimet dhe raportimet në media të ngjarjeve të dhunës ndaj fëmijëve shpesh bien ndesh dhe shkelin të drejtat e fëmijëve. Mediat përgjatë raportimit të ngjarjeve që lidhin fmëijët me dhunën apo abuzimin seksual, në kërkim të informacionit, arrijnë të shfaqin publikisht detaje të ngjarjeve apo edhe të dhëna të fëmijës e familjes dhe vendodhjes, etj, të cilat dëmtojnë rëndë viktimën dhe shkelin të drejtat e tyre.
Nisur nga kjo situatë, CRCA/ECPAT Shqipëri në partneritet dhe me mbështetjen e Institutit Shqiptar të Medias nisin rrugëtimin 1 vjeçar për krijimin e një media më miqësore ndaj fëmijëve në vend.
Nisma “Media për të Drejtat e Fëmijëve” do të zbatohet në 9 qytete dhe do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë rritjes së kapaciteteve të gazetarëve lokalë në mënyrën e raportimit të kronikave kur janë të përfshirë fëmijët bazuar në mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve. Falë zbatimit të kësaj nisme, gazetarët do të kenë në dispozicion Udhëzuesin për raportimin e dhunës ndaj fëmijëve gjatë kronikave.
Kjo nisëm zbatohet në kuadër të projektit rajonal PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian nga organizatat partnere SEENPM, Instituti Shqiptar i Medias, Mediacentar Sarajevo,Kosovo 2.0, Instituti Malazez për Median, Instituti Maqedonas për Median, Shkolla e Gazetarisë Novi Sad, Peace Institute dhe Bianet.