Bashkimi Europian propozon një ligj të ri për të luftuar dhe parandaluar abuzimin e fëmijëve!

Bruksel, 11 maj2022- Sot u shënua një ditë historike për fëmijët në Europë dhe më gjerë. Me këtë propozim legjislativ inovator, BE-ja po krijon një precedent në të gjithë botën, duke  hapur rrugën për rregulla më të rrepta për të rritur luftën dhe parandalimin kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve (CSEA), duke përfshirë edhe detyrimin ligjor që kompanitë e internetit dhe platformat e komunikimit, do të jenë të detyruara të zbulojnë, raportojnë dhe heqin cdo material me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve (CSAM) në internet.
Grupi për të Drejtat e  Fëmijës i Parlamentit Europian ishte në ballë të luftës kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve. Rezoluta e Parlamentit Europian për të Drejtat e Fëmijës e 26 nëntorit 2019, i kërkoi Komisionit Europian te dilte me një propozim legjislativ specifik për një luftë më efektive kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si dhe për krijimin e një Qendre të BE-së për të kundërshtuar dhe parandaluar atë.
Abuzimi seksual ndaj fëmijëve nuk njeh kufinj dhe paraqet sfida të shumëanshme.  Lufta kundër tij kërkon një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar. Gjatë 20 viteve të fundit, dhuna seksuale ndaj fëmijëve në internet është rritur në mënyrë dramatike në mbarë botën dhe pandemia e përkeqësoi edhe më tej problemin.
Në vitin 2021, rreth 85 milionë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve u raportuan nga ofruesit e shërbimeve të komunikimit në internet. Vetëm në BE, ne kemi parë një rritje me 5980% të raporteve ndërmjet 2010  dhe 2020.  Këto shifra me shumë mundësi paraqesin vetëm sipërfaqen e përmasave të problemit.
Duke pasur parasysh plagën që shkakton ky problem, është e qartë se sistemi aktual nuk është i mjaftueshëm dhe se nevojitet një qasjes humëpalëshe nëse duam të sjellim një ndryshim të vërtetë në këtë ekosistem.  Është hap tejet pozitiv krijimi i një Qendre të pavarur të BE-së për të luftuar dhe parandaluar shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve në internet dhe në jetën e vërtetë.
Në një skenar të tillë, vetëm një Qendër e pavarur plotësisht e BE-së e aftësuar për të marrë raporte të drejtpërdrejta nga ofruesit e  shërbimeve të komunikimit elektronik mund të sigurojë që të kryhet një rishikim i duhur njerëzor dhe të vendosen masa  mbrojtëse specifike për të mbrojtur të drejtat themelore. Qendra e re e BE-së do të luajë një rol kyç në lehtësimin e punës së zbatimit të  ligjit.
 
 
Për më shumë informacion dhe pyetje nga media,  ju lutemi kontaktoni:
 
Emilio Puccio, Sekretar i Grupit për të Drejtat e Fëmijëve në Parlamentin Europian
E: emilio.puccio@europarl.europa.eu