Ekspozitë “ Liria Përmes Fotografisë”
Kavajë, 06 Qershor 2013- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA Shqipëri në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale për të Mitur ( I.E.V.P Jordan Misja, I.E.V.P Shën-Koll, I.E.V.P Korçë, I.E.V.P Kavajë dhe I.E.V.P Vlorë) organizuan ekspozitën “Liria përmes Fotografisë” në ambjentet e Institutit të të Miturve në Kavajë.
Organizimi i kësaj ekspozite u realizua në kuadër të programit “Qielli është i të Gjithëve: Demokracia dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Konflikt me Ligjin në Shqipëri”,mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Qëllimi i këtij aktivitetit ishte ekspozimi i rreth 30 fotografive të realizuara nga të miturit në konflikt me ligjin të cilët përmes fantazisë së tyre dhe apartit fotografik kanë fiksuar momente dhe objekte që për ta simbolizojnë lirinë përtej hekurave. Në këtë kuadër të miturit e institucionit prezantuan një programi informues dhe argëtues të përgatitur nga vetë ta për të gjithë të pranishmit pjesë e të cilit ishin dhe organizimi i lojra interaktive si dhe ndarja e çeritifikatave vlerësuese nga institucioni në fusha të ndryshme si futbolli, shah, ping-pong, volejboll, tërheqjë me litar, ese, poezi dhe pikturë.
Të ftuar special të eventit ishin dhe këngëtarët e mirënjohur, Renis Gjoka dhe Tergita Gusta, të cili ia dedikuan këtë ditë ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.
Në këtë aktivitet, i mbajtur për rreth 2 orë në ambjentet e Institutit të të Miturve në Kavajë, morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme qeveritare, joqeveritare si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare si UNICEF, OSCE etj të cilët vlerësuan punimet e të miturve dhe idetët e tyre.
Për herë të parë ky bashkëpunim i dha fëmijëve një mundësi të sfidojnë botën e mbyllur duke shfaqur vlerën e lirisë, nëpërmjet artit.Exhibition “ Freedom though Photography”