
Tiranë, 19 Nëntor 2021 – Sot, në një seancë speciale, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, që festohet në të gjithë botën më 20 Nëntor, Kuvendi i Shqipërisë themeloi për të tretën herë radhazi në historinë e tij Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.
Ky grup, që u zyrtarizua dhe do të drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, do të dëshmojë rolin jetik që luajnë parlamentarët, në avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Grupi parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” synon të sigurojë një dialog konstruktiv mes institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve kyç, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha fushat, nga niveli vendor e deri në atë qendror.
Grupi si asnjëherë më parë përbëhet nga 50 anëtarë, deputetë nga të gjitha forcat politike!
Altin Hazizaj, drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, organizata që për herë të parë propozoi krijimin e tij në vitin 2013, pasi përgëzoi të gjithë deputetët, nënvizoi se: “Kjo ditë, situata që po përjetojnë fëmijët në vendin tonë dhe rikrijimi i këtij grupi parlamentar me përmasa akoma më të mëdha, na vendos të gjithëve përballë sfidave të vështira, por jo të pamundura. Ky grup tashmë do të jetë zëri i atyre që nuk flasin dot dhe që nuk vendosin dot për të drejtat e tyre, por që duhet të mbrohen plotësisht nga shteti i tyre, fëmijët.”
Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Ai përbëhet këtë radhë nga 50 deputetë, të përkushtuar ndër vite në avancimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje shumë-disiplinare nga ana e ligjvënësve.
Për herë të parë Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” është krijuar në vitin 2013, si një përpjekje e përbashkët e CRCA / ECPAT Albania me deputetët Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Fatmir Xhafaj dhe Kryetarin e Kuvendit në atë kohë, sot Presidenti Ilir Meta, për të sjellë në vëmendjen e përhershme të Kuvendit çështjen e të drejtave të fëmijëve!
#CRCAmbronfëmijët #CRCAshqipëri #ECPATalbania #ditaefjongosblu #NEJEMI1
Detajet e Lajmit
Kategoria
- BARNHAUS
- Drejtësia për të Miturit
- Fushata sensibilizuese e ALO 116
- Gratë në Politikë
- Konferenca Kombëtare - Mbrojtja E Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri
- Lajme
- Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna
- Media
- Ndihmë Juridike Falas
- Nje Klikim për të Drejtën Time të Mbledhjes
- Njoftime për Shtyp
- Regjistri Kombëtar i Krimeve Seksuale Kundër Fëmijëve në Shqipëri
- Të rinjtë në politikë
- Vepro për Fëmijët