
Tiranë, 15 Prill 2022 – Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, sjell një tablo shqetësuese përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky raport përsa i përket disa situatave dhe analizave për fëmijët është mbështetur në punën dhe sfidat që CRCA/ECPAT Shqipëri ka patur gjatë vitit 2020.
Raporti në tërësinë e tij sjell një panoramë të përgjithshme të të gjitha problematikave që fëmijët viktima të dhunës, shfrytëzimit, etj përjetojnë ende në Shqipëri.
Bazuar në të dhënat e CRCA/ECPAT Shqipëri, ky raport prek ngacmimin seksual, si një prej formave shqetësuese për fëmijët. Ai e konsideron këtë situatë problematike dhe thekson se përgjatë vitit 2020 në vendin tonëfëmijët, veçanërisht vajzat, detyroheshin në marrëdhënie seksuale me burra të moshuar për dhurata, ushqim ose të ardhura shtesë.
Në këtë raport preket ndjeshëm edhe një prej fushave që tashmë prej kohësh ka shqetësuar CRCA/ECPAT Shqipëri, mënyrën se si drejtësi kërkon të sillet me viktimat fëmijë të dhunës seksuale. Referuar të dhënave të CRCA, ky raport sjell në mënyrë të detajuar rastin e vajzës së dhunuar nga mësuesi i saj dhe kalvarin e gjatë që zhvilloi drejtësia shqiptare prej 46 seancash gjyqësore për të marrë vendimin. Gjithashtu në këtë raport vjen edhe shqetësimi më i fundit që CRCA/ECPAT Shqipëri kanë kërkuar e kanë ngritur në këto vite, mbështetjen që vetë fëmijët viktima dhe familjet e tyre duhet të marrin gjatë ose pas raportimit të rasteve të dhunës, shfrytëzimit e ngacmimit seksual.
Nga ana tjetër përsa i përket fëmijëve të trafikuar, Raporti i DASH, sjell edhe faktin e mungesës së sistemit Amber Alert, një sistem ky i kërkuar nga organizata më e madhe në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, CRCA/ECPAT Shqipëri. Duke theksuar faktin se ky sistem ende nuk është krijuar në Shqipëri, raporti përcjell shifrën se sipas policisë 80 fëmijë nën 18 vjeç rezultojnë të humbur që nga korriku i vitit 2020 në vendin tonë.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, është një raport që ndërtohet çdo vit, për të sjellë e analizuar realitetin e lirive dhe të drejtat e njeriut në çdo vend të botës.
Publikimi i tij, është një kambanë alarmi jo vetëm për opinionin publik, por edhe për të gjitha institucionet ligjvënëse e zbatuese në Shqipëri, të cilat duhet të koordinojnë punën e tyre në funksion të zbatimit të plotë të ligjeve në mbrojtje të të drejtave të njeriut si dhe për të gjitha organizatat që çdo ditë punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Detajet e Lajmit
Kategoria
- BARNHAUS
- Çdo fëmijë rom në kopsht
- Deklaratat
- Drejtësia për të Miturit
- Konferenca Kombëtare - Mbrojtja E Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri
- Lajme
- Letrat e Hapura
- Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna
- Media
- Ndihmë Juridike Falas
- Nje Klikim për të Drejtën Time të Mbledhjes
- Njoftime për Shtyp
- Regjistri Kombëtar i Krimeve Seksuale Kundër Fëmijëve në Shqipëri
- Të rinjtë në politikë
- Vepro për Fëmijët