Deklaratë publike - Shqiperia ndër vendet e fundit në Europë për kandidimin E grave për kryetare të bashkive!

Deklaratë publike - Shqiperia ndër vendet e fundit në Europë për kandidimin E grave për kryetare të bashkive!

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Në zgjedhjet lokalet të 21 Qershorit 2015, vetëm 11% e kandidatëve janë gra dhe vajza!

Tiranë, 29 Maj 2015 - Pasi Partitë politike bënë prezent listat e kandidatëve për kryetarë bashkish për zgjedhjet e ardhshme vendore  të 21 Qershorit, rezulton se partitë politike në vend, vazhdojnë të mos promovojnë gratë e vajzat, duke mos u dhënë vendin që u takon në listat për kandidatë të bashkive në zgjedhjet vendore, pavarësisht se fryma e Kodit Zgjedhor kërkon që çdo grua të arrijë pjesmarrjen në 30% në çdo listë kandidatësh.

Nga vëzhgimi që Koalicioni i ka bërë listave të kandidatëve të të gjithë partive, rezulton se në një total prej 138 kandidatësh për kryetarë bashkish, vetëm 15 kandidate janë gra e vajza, ose rreth 11 % e tyre, çka tregon një shifër shumë të ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të grave në vend, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë së Shqipërisë. Kur shikojmë shifrat sipas kandidatëve të çdo partie politike ato tregojnë sa më poshtë:

  • Partia Socialiste:40 kandidatë të PS-së në total që garojnë në këto zgjedhje vendore, 9 prej tyre janë gra e vajza ose rreth 22.5 %.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim:Nga 16 kandidatë të LSI-së në total, vetëm 3 janë gra e vajza ose rreth 18.75 %.
  • Partia Demokratike:Nga 60 kandidatë të PD-së në total, vetëm 3 janë gra e vajza ose rreth 5 %.
  • Partitë e tjera:Nga 22 kandidatë të pavarur ose të partive më të vogla si PR, PDIU, PSD, PBDNJ, MEGA, AP, etj., që garojnë në këto zgjedhje, asnjë prej tyre nuk ka kandiduar asnjë grua/vajzë për kryetare të bashkive.

Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë përmes kësaj Deklarate Publike shpreh indinjatën e tij lidhur me qëndrimet e partive politike në Shqipëri, të cilat vazhdojnë të mos mbajnë premtimet e bëra, përmes deklaratave publike të shprehura në median e shkruar e atë vizive apo në aktivitetet me gratë e partive politike, për rritjen e pjesmarrjes së gruas në politikë dhe vendimmarrje. Kandidimi i grave vetëm si anëtare të Këshillave Bashkiakë, është mbështetja më e vogël që partitë politike në Shqipëri mund të bënin për gratë dhe vajzat!

Përfaqësimi i grave në listat e kandidatëve për Kryetare të Bashkive përpara Zgjedhjeve Vendore 2015, na përforcon bindjen se nëse ky përfaqësim nuk rregullohet me kuotë gjinore si një mekanizëm detyrues për partitë politike, ashtu sikurse për këshilltarët bashkiakë, gratë e vajzat nuk do të munden dot asnjëherë të marrin pozicionin që u takon në politikë dhe Shqipëria do të vazhdojë të mbetet ndër vendet e fundit në Europë për përfaqësimin e grave si të zgjedhura në krye të Bashkive!


Për më shumë info, kontakto: Tel: 2265741 ose e-mail: blerina.metaj@crca.al

http://www.crca.al/sq/gratë -dhe-të-rinjtë-në-politikë  

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL