Linja e Telefonit 116-006 që nga nëntori 2009 i është dedikuar mbrojtjes së viktimave të krimit në Europë. Megjithatë, pothuajse 15 vjet më vonë, ky numër është vendosur në përdorim vetëm në 13 vende të BE-së.

Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj – viktimat kanë nevojë për ndihmën tuaj – për të siguruar që 116 006 të jetë në dispozicion në çdo Shtet Anëtar të BE-së! Asnjë viktimë nuk duhet të harrohet apo të lihet pas. Numri është i lehtë për t’u mbajtur mend dhe i lejon të gjithë qytetarëve të BE-së brenda ose jashtë vendit që të kërkojnë ndihmë menjëherë pas ndodhjes së një krimi.

Të gjitha viktimat e krimit duhet të kenë akses në këtë linjë ndihme; pa akses në 116 006, dhjetëra mijëra viktima ndihen të vetmuara dhe të padëgjuara, të paaftë për të ndërmarrë hapin e parë drejt rimëkëmbjes dhe drejtësisë. Aty ku linjat e ndihmës janë të disponueshme, kërkesa për ndihmë është e madhe: 63.330 telefonata në Holandë, 41.630 në Francë dhe 20.882 në Gjermani në vitin 2022. Falë operatorëve të trajnuar, mijëra qytetarë evropianë, të cilët kanë rënë viktima të krimit, kanë mundur të marrin informacion dhe mbështetje kur ata kanë më shumë nevojë për të.

Megjithatë, disa viktima shpesh hezitojnë që t’i tregojunë dikujt, ndaj operatorët në linjat e telefonit të ndihmës janë shpesh të vetmit njerëz me të cilët viktimat flasin pas një ngjarjeje traumatike. Linjaët 116 006, janë të drejtuara kryesisht nga OJQ-të që ofrojnë shërbime për mbështetjen e viktimave dhe janë kyçe për të siguruar që viktimat të marrin informacion, mbështetjen e duhur, si dhe që rastet ju referohen shërbimeve që viktimat kanë nevojë.

Në vitin 2022, Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders dhe Eric Dupond-Moretti, Ministër francez i drejtësisë, u bënë thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së “të përdorin linjën e ndihmës 116 006 për të mirën e qytetarëve të tyre, me bindjen se ajo është një mjet i domosdoshëm për ofrimin e informacionit dhe kujdesit ndaj viktimave.”

Që atëherë, asnjë linjë tjetër e ndihmës 116 006 nuk është hapur. As Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe as Spanja nuk u ofrojnë qytetarëve të tyre një linjë ndihmëse 116 006. Nëse linja e ndihmës për fëmijët e humbur – 116 000 – është e disponueshme në çdo shtet, pse nuk ka një linjë ndihmëse për viktimat e krimit?

Nëpërmjet ndryshimeve në Direktivën e BE-së për Viktimat, ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian, Këshillit dhe Parlamentit, që ta bëjnë linjën e ndihmës 116 006 një detyrim në të gjitha shtetet e BE-së dhe të mbështesin Shtetet Anëtare nëpërmjet financimit të BE-së, duke ndjekur qasjen për linjat e ndihmës për fëmijët e humbur. Financimi i duhur për linjat e reja dhe ekzistuese të ndihmës është thelbësor. Rritja e financimit të linjës së ndihmës sheh një rritje të menjëhershme në përdorimin e linjës së ndihmës.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që të ndihmojnë organizatat për mbështetjen e viktimave për të krijuar linjën 116 006 për të gjitha viktimat e krimit.

Koha është thelbësore – 4000 vrasje, rreth 200,000 krime të dhunës seksuale, më shumë se 600,000 ngjarje të dhunshme kundër individëve – ndodhin çdo vit. Lista e krimeve të tjera është shumë më e gjatë. 15% e popullsisë së shteteve anëtare bëhen viktima çdo vit: këta janë njerëz që të gjithë i njohim – janë familja jonë, miqtë apo kolegët.

Pa ndihmën tuaj, shumë viktima do të hasin në vështirësi për të gjetur mbrojtje, mbështetje dhe kujdes. Bashkohuni me ne për të kërkuar më shumë veprime nga BE-ja dhe Shtetet Anëtare. Të dështosh për ta bërë këtë, do të thotë të dështosh të mbrosh viktimat.

Lista e organizatave nënshkruese të Deklaratës:

  • AdVIC (Advocates for Victims of Homicide)
  • Aleteia
  • Arbeitskreis der Opferhilfen
  • Associação Portuguesa de Apoio à Vítima (APAV)
  • Association for the Prevention and Handling of Violence in the Family (APHVF)
  • ATENIN
  • Bijeli krug Hrvatske (White Circle Croatia)
  • Bílý kruh bezpečí
  • Brottsofferjouren Sverige (Victim Support Sweden)
  • Center for Legal Civic Initiatives
  • Centra Algemeen Welzijnswerk (CAW)
  • Child Rights Centre Albania (CRCA/ECPAT Albania)
  • Crime Victims Helpline
  • DROGA
  • Estonian Social Insurance Board
  • European Federation of Road Traffic Victims (FEVR)
  • Federation for Victim Assistance
  • France Victimes
  • Human Rights in Democracy Centre – Albania
  • International Road Victims’ Partnership
  • Irish Road Victims’ Association
  • Irish Tourist Assistance Service (ITAS)
  • Klaipeda Social and Psychological Support Centre
  • Law and Internet Foundation
  • Libra Onlus
  • Manus Legis
  • Offerrådgivningen i Danmark
  • Rete Dafne Italia
  • RIKU – Victim Support Finland
  • Skalbes
  • Slachtofferhulp Nederland
  • Victim and Witness Support Service Croatia
  • Victim Support at Court
  • Victim Support Europe
  • Victim Support Malta
  • Victim Support Northern Ireland
  • Victim Support Switzerland
  • VILIAS
  • Weisser Ring Austria
  • Weisser Ring Germany
  • Women’s Room

Detajet e Lajmit
April 10, 2023
613
Kategoria