Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, përfundon me sukses shkollën verore “Të Rinjtë dhe Pjesëmarrja në Vendimmarrjen Lokale” e cila u zhvillua në Kampin e Jalës, në datat 9-12 Shtator 2012.
20 të rinj, pjesë e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës si edhe përfaqësues të programit edukues mbi pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale por njëkohësisht edhe argёtues e socializues forumeve rinore të partive politike dhe shoqërisë civile, u bënë pjesë e në bregdetin e Jalës.
Metodologjia e përdorur gjatë shkollës verore synoi të nxiste interaktivitetin duke gërshetuar teorinë dhe diskutimet me punën në grup e lojëra të ndryshme si edhe me aktivitete sportive e sociale.
Temat e trajnimeve u përzgjodhën dhe u përshtatën me kujdes, nga një grup ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë si Altin Hazizaj nga CRCA; Jay Porter, Atashe Politik pranё  Ambasadёs sё SHBA-ve; Amarildo Fecanji, ekspert komunikimi dhe Maylis Deverneuil e Lindita Bezhani nga UNDP; për të përmbushur pritshmëritë e të gjithë të rinjve pjesëmarrës. Temat përfshinë aktivizmin politik dhe civil; roli i shoqërisë civile dhe partive politike; teknikat e komunikimt, lobimit dhe advokimit me partitë politike, grupet e interesit dhe autoritetet vendore; aktivizimi dhe mobilizimi i komunitetit pёr çёshtje sociale; teknika të të folurit në publik dhe vullnetarizmi rinor.    
Të gjithë të rinjtë vlerësuan se temat e trainimit plotësuan nevojën e tyre për informacion dhe i kane vlerësuar maksimalisht temat e mbajtura nga trajnerët. Punën në grupe të rinjtë e kanë vlerësuar maksimalisht si një mënyrë e mirë për të praktikuar informacionin e marrë, si një mjet socializues dhe bashkëpunues, shumë frytdhënëse, të nevojshëm për shkëmbimin e ideve dhe nxitës i aktivizmit.
Të gjithë kanë vlerësuar se informacioni i marrë në trainim do ti ndihmojë në punën e tyre, në socializim, për tu prezantuar më mirë publikisht, për të realizuar objektivat e tyre, për të përmirësuar aftësitë analitike, për të krijuar rrjetëzime, për të qenë më konkret në lobim dhe advokim dhe më të suksesshëm në komunikim,etj.
CRCA vlerëson se kjo shkollë verore ia arriti qëllimit të saj për të forcuar këtë grup të rinjsh me aftësi hartuese dhe ndikuese të politikave rinore por gjithashtu për të krijuar një grup kompakt që aktivizohet fuqishëm për çështjet rinore lokale pavarësisht ndasive apo përkatësive politike e sociale.
CRCA falenderon tё gjithё ekspertёt qё ofruan mbёshtetjen e tyre tё jashtёzakonshme dhe tё gjithё të rinjtë pёr kёtё eksperiencё tё paharrueshme.


Detajet e Lajmit
September 9, 2012
202
Kategoria