
2-4 Dhjetor 2015, Singapor– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA merr pjesë në konferencën e 7-të vjetore të Rrjetit Botëror të Fëmijëve të Humbur (GMCN), një forum i përvitshëm i cili mbledh së bashku partnerë nga 24 vende të botës që punojnë për analizën e gjendjes dhe parandalimin e fenomenit të zhdukjes së fëmijëve në botë.
Anëtarët e GMCN mblidhen në konferencën e përvitshme të rrjetit që prej vitit 2008.Kjo konferencë organizohet me qëllimin kryesor për të ndarë praktikat e mira, të identifikojë trendet dhe punën kërkimore në këtë fushë si dhe të fokusohet në fuqizimin e rrjetit për t’iu përgjigjur zhdukjes dhe humbjes së fëmijëve. Temat kryesore të konferencës së këtij viti, organizuar në Singapor, u fokusuan në: përfshirjen e palëve të interesit, sfidat e hetimit ndërkufitar, lidhjet mes zhdukjes dhe shfrytëzimit të fëmijëve, si dhe ndarja e praktikave të mira dhe strategjive parandaluese për këtë fenomen.
Në këtë konferencë CRCA Shqipëri solli eksperiencën e saj në ndihmë të fëmijëve të humbur në vendin tone, punën lobuese si dhe bashkëpunimin e ngushtë që sektori i organizatave jo-qeveritare ka me atë privat për avancimin e të drejtave të fëmijëve në vend.
GMCNështë një rrjet anëtarësh të përbërë nga organizata që punojnë për parandalimin, investigimin dhe rekuperimin e fëmijëve të humbur në të gjithë botën. Ajo punon për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve në nivel vendor, rajonal dhe botëror në lidhje me çështjen e zhdukjes së fëmijëve. Ajo ka një shtrirje në katër kontinente të botës, duke përfshirë më shumë se 24 vende të botës. CRCA Shqipëri, pjesë e Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut – HRH, është anëtare me të drejta të plota të këtij rrjeti.
Për më shume informacion ju lutem kontaktoni: info@crca.al; +355 4 2265741.