Tiranë, 10 Dhjetor 2015– Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri, i bëri publike Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kërkesat e saj për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016”. Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit lidhur me projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016”. CRCA Shqipëri pas seancës i dërgoi të gjitha komisioneve të përhershme një kërkesë zyrtare me të gjitha rekomandimet e saj për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2016”.
Propozimet e paraqitura sot nga CRCA Shqipëri kishin si qëllim ti kërkonin qeverisë dhe parlamentit të ndërmarri hapa konkretë për mbështetjen e fëmijëve që jetojnë në situatë të vështirë ekonomike dhe sociale. Nisur për nga rëndësia qëprojektligji “Për buxhetin e vitit 2016” ka për të gjithë qytetarët por në veçanti për fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve në vend, CRCA Shqipëri i kërkoi sot qeverisë shqipëtare për vitin 2016 t’i jap një zgjidhje të menjëhershme problemit të 100,000 fëmijëve që jetojnë në situatë ekstreme. Ajo rekomandoi që të gjithë fëmijët që jetojnë në situatë ekstreme të varfërisë të mbështeten me bursa nga shteti, përkundrejt kritereve të qarta sesi mund të përfitohet kjo mbështetje, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.
Për më shumë në fjalën e tij, drejtori i CRCA Shqipëri, z. Altin Hazizaj i kërkoi Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që nëprogramet buxhetore të kësaj ministrie për vitin 2016 të përfshijnë një ndërhyrje ligjore dhe buxhetore për të bërë të mundur financimin e shërbimeve të emergjencës në ndihmë të fëmijëve siç është ALO 116 dhe shërbimeve të tjera kombëtare. Kjo nëzbatim edhe të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për të Drejtat e Fëmijëve e vitit 2013 e cila i kërkon Qeverisë Shqiptare financimin e shërbimeve të emergjencës në mbrojtje të fëmijëve që janë viktima të dhunës, keqtrajtimit dhe shfrytëzimit.
Buxheti i Shtetit 2016 nuk parashikon ndonjë program buxhetor mbështetës për familjet që jetojnë në situatë ekstreme të varfërisë. Ai nuk u konsultua me asnjë aktor apo organizatë të shoqërisë civile, dhe nuk parashikon shërbime mbështetëse që nuk e kapërcejnë pragun e 500,000 dollarëve, një mbështetje modeste që shteti shqiptar nuk mund dhe nuk duhet ta kursejë për femijët që gjenden në situata ku kanë nevojë për mbrojtje emergjente. Një investim i qenësishëm në sigurimin e jetës së fëmijëve që jetojnë në situata ekstreme të varfërisë nga ana e shtetit shqiptar do të kushtontepërafërsisht 27 milionë dollarë. Kjo shumë do të kontribuonte në mënyrë të menjëhershme, jo vetëm në garantimin e të drejtës për jetë dhe mbijetesë të fëmijëve, por njëkohësisht në rritjen e aksesit dhe ndjekjes së arsimit, forcimit të ekonomisë familjare, si dhe forcimit të ekonomisë në Shqipëri.
Këto dhe çështje të tjera të ngritura nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile prezent në seancën dëgjimore të ditës së sotme do të përbëjnështyllat me të cilat do të duhet të punohet me ministritë e linjës gjatë planifikimit të zërave buxhetorë të vitit të ardhshëm.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni: info@crca.alose në numrin +355 4 2265741.


Detajet e Lajmit
December 27, 2015
327
Kategoria