11 Tetor 2024 – TikTok dhe CRCA/ECPAT Shqipëri lançuan sot një projekt gjithëpërfshirës që synon pajisjen e profesionistëve dhe komuniteteve, me njohuri dhe aftësi të shkrim-leximit dhe sigurisë dixhitale, që mbulon aspekte të tilla, si: përdorimi i përgjegjshëm i internetit, masat e sigurisë dhe komunikimi social. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes, fokusi do të vihet te prindërit / kujdestarët dhe mësuesit, fëmijët dhe gratë, për të pasqyruar nevojat dhe qëndrimet e këtyre grupeve dhe rreziqet e veçanta që mund të hasin ata në botën dixhitale.
Axhenda e Sigurisë Dixhitale të TikTok në Ballkanin Perëndimor – që është edhe emri i nismës së re, mbulon gjashtë vende të rajonit: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Ajo po organizohet në partneritet me Autoritetin e Mediave Audiovizive në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinën, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e shkrim-leximit dixhital.
“Në CRCA/ECPAT Shqipëri ne besojmë fuqimisht se duke sjellë së bashku autoritetet, shoqërinë civile dhe industrinë, ne mund ta bëjmë hapësirën dixhitale më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë, ku ata të përfitojnë nga të gjitha aspektet e zhvillimit teknologjik. Një hapësirë e sigurt për fëmijët, është një hapësirë e sigurt për të gjithë.”
“Misioni përfundimtar i TikTok është të ofrojë një hapësirë të hapur, mikpritëse, ku të gjithë ndihen të sigurt” pohon Łukasz Gabler, Menaxher i Politikave Publike në TikTok CEE. “Kjo është arsyeja pse ne po zgjerojmë moderimin për të hequr përmbajtjet që përmbajnë urrejtje. Ne po fuqizojmë komunitetin tonë duke zhvilluar mjete që përmirësojnë sigurinë dhe mirëqenien dhe angazhohemi në projekte me partnerë të besuar, si CRCA për t’iu përgjigjur më mirë nevojave lokale. Ne jemi me të vërtetë krenarë për këtë projekt dhe shpresojmë se kjo do të mbështesë në masë të madhe ndërgjegjësimin e aftësive dixhitale në Ballkanin Perëndimor”.
Në kuadër të fushatës, CRCA do të përgatisë një sërë materialesh informative/edukative në të gjitha gjuhët e Ballkanit, të cilat do të mbështesin programet e reja të trajnimit të zyrtarëve të policisë, mësuesve, të mbrojtjes së fëmijëve etj. Përveç kësaj, do të zhvillohen tre seminare për përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, shoqatat kombëtare të arsimit, OSHC-të e të drejtave të fëmijëve dhe grave nga rajoni, si dhe një sërë takimesh të dedikuara për përfaqësuesit e grupeve kryesore të synuara përgjatë vitit.
CRCA/ECPAT Albania është një organizatë lider për të drejtat e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor, që punon për të përmirësuar politikat, legjislacionin dhe aksesin në shërbime publike falas për fëmijët dhe të rinjtë; për t’i dhënë fund abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe të rinjve në internet dhe jashtë saj; si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë 28 viteve, ECPAT Shqipëri ka mbështetur Qeverinë Shqiptare dhe organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Ballkanin Perëndimor për të nxitur një mjedis ku të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve respektohen, promovohen dhe mbrohen. Që nga viti 2015 ata drejtojnë iSIGURT.al – Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri që është edhe një partner i besuar i TikTok. Platforma angazhohet aktivisht në luftën kundër përmbajtjes së papërshtatshme dhe të paligjshme – duke ndaluar rreptësisht ndër të tjera: gjuhën e urrejtjes, sjelljet dhunuese dhe bullizmin.
Sipas raportit më të fundit të zbatimit të udhëzimeve të komunitetit në Tiktok, që mbulon gjysëm e dytë të vitit 2024, mbi 89% e përmbajtjeve me ngacmim dhe bullizëm u hoqën në mënyrë proactive në platformë, 82% për shfrytëzimin seksual dhe dhunën e bazuar në gjini dhe 88% me përmbajtje të gjuhës së sjelljeve urrejtëse. TikTok ka zhvilluar fushata të rregullta ndërgjegjësimi, si me rastin e 16 Ditëve të Veprimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Ditës së Internetit të Sigurt, dhe nën projektin #CreateKindness ose #SaferTogether me miliona përdorues janë edukuar online rreth përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të uebit.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
CRCA/ECPAT Shqipëri
E-mail: crca@crca.al