Çdo 3 ditë një fëmijë raporton internet të pasigurt në Shqipëri!

Tiranë, 16 Janar 2020 – CRCA/ECPAT Shqipëri, pas marrëveshjes me Facebook, tashmë arrin të lidhë marrëveshjen edhe me kolosin e motorrit të kërkimit Google,mbi sigurinë e përdorimit të internetit për fëmijët në Shqipëri.
Prej tashmë 5 vjetësh, CRCA Shqipëri nëpërmjet platformës www.ISIGURT.alështë e vetmja agjensi që ofron shërbimet e saj për mbrojtjen fëmjijët dhe adoleshentëve nga lundrimi i pasigurt në internet.
Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që preken çdo ditë nga internet i pasigurt, vijon të rritet, edhe pse Shqipëria ka marrë disa masa për mbrojtjen e tyre. Në tre vitet e fundit, ky numër ka arritur në mbi 300 fëmijë dhe të rinj, duke shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2019. 
Pranë platformës ISIGURT.ALnë internet, vetëm përgjatë vitit 2019, kanë raportuar për internetin e pasigurt rreth 100 fëmijë e adoleshentë. Rreth 67 fëmijë dhe adoleshentë kanë kërkuar ndihmë për vjedhje profili, urrejtje online në rrjetet sociale, bulizëm, kërcënime apo edhe ngacmime e pornografi.
Një vit më parë CRCA Shqipëri arriti marrëveshjen me Facebook për të punuar së bashku për mbrojtjen e fëmijëve në Facebook dhe Instagram. Tashmë marrëveshja me Google, zgjeron edhe më tej hapësirat dhe mundësitë e mbrojtjes online të fëmijëve dhe adoleshentëve, sidomos në platformën Youtube. Pjesë e marrëveshjes më Google është edhe trainimi i stafit të www.ISIGURT.al mbi fuksionimin  e platformave të Google dhe përdorimit tw mekanizmat tw saj të raportimit për sigurinw online dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të adoleshentëve.
CRCA/ECPAT Shqipëri fton të gjithë fëmijët dhe adoleshentët, prindërit dhe mësuesit, që për çdo incident në internet të raportojnë dhe të kërkojnë ndihmë pranë Platformës www.ISIGURT.alnë internet ose nëpërmjet aplikacionit në celular.
Për më shumë info, kontakto:
CRCA/ECPAT Shqipwri
crca@crca.al


Detajet e Lajmit
January 16, 2020
267
Kategoria