Pogradec, 22 Mars 2024 – Rreth 50 mësues nga të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në rrethin e Pogradecit filluan sot trainimin e tyre për të drejtat e fëmijëve si dhe kompetencat në të nxënë për fëmijët dhe adoleshenët që ndjekin arsimin publik nga klasa e parë në klasën e nëntë. Trainimi bazohet në metodën “Të Drejtat Tona” – një metodë trainimi e thjeshtë dhe praktike për mësuesit e shoqëruar nga libërthji i të drejtave të fëmijëve, e cila ju shpërndahet nxënësve nga mësuesit e trainuar.

Trainimi u organizua nga CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK, dhe u mbështet nga Ambasada Sllovene në Tiranë. Trajnerët e CRCA ishin Altin Hazizaj dhe Dhurata Myrtollari, të dy me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në trainimin e arsimtarëve dhe në procesin e mësimdhënies.

E ftuar speciale në ditën e parë të trainimit ishte edhe znj. Blanka Jamnisek, Ambasadore pranë Ministrisë së Jashtme në Slloveni, që është njëkohësisht edhe autore e metodës së trainimit “Të Drejtat Tona”. Trainimi, i cili zgjat tre ditë, i pajis mësuesit me kreditin e nevojshëm për aftësimin e tyre vjetor profesional.

Ky është viti i tretë që Ambasada dhe Ministria e Jashtme e Sllovenisë mbështet CRCA Shqipëri për trainimin e mësuesve. Deri më tani janë trajnuar më shumë se 150 mësues në mbarë vendin, ndërsa mbi 3000 fëmijë dhe adoleshentë janë informuar mbi të drejtat e tyre, përmes materialeve burimore të printuara “Të drejtat tona”, të gjitha të mbështetura nga Ambasada Sllovene në Tiranë.

Gjatë vitit 2024, CRCA Shqipëri do të fokusohet ndër të tjera edhe në trainimin online të mësuesve, mësuesve ndihmës, psikologëve, punonjësve socialë dhe fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, duke rritur aksesin në materialet burimore tek “Të Drejtat Tona” dhe njohuritë e trajnimit. Në faqen zyrtare të CRCA si dhe në kanalin tonë në Youtube po punohet që të regjistrohen të gjitha leksionet e trainimit, si dhe materialet ndihmëse, për këdo që ka interest mësojë më shumë për të drejtat e fëmijës, duke ndjekur kurset tona online.


Detajet e Lajmit
April 20, 2024
468
Kategoria