Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në Bashkinë e Devollit

TERMA REFERENCE
 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri

Titulli i projektit 

 Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në   Bashkinë e Devollit 

Pozicioni:

 Ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit me Komunitetin në Bashkinë Devoll 

Kohëzgjatja

 15-30 Nëntor 2020 (7 ditë pune)

 
BACKGROUND
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) është një organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurese. Ajo gjatë funksionimit të saj promovon në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të njeriut, të grave dhe të minoriteteve, konform Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
CRCA Shqipëri po zbaton nismën “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve Sociale për shtresat në nevojë në Bashkinë e Devollit”, e cilasynon të përmirësojë ofrimin e shërbimeve sociale ne nëpërmjet fuqizimit të sistemit të mbledhjes së të dhënave, fuqizimit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, personave me aftësi të kufizuara, grate dhe fëmijët.
Projekti “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale ne Bashkinë Devoll”, është pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Socilae në nivel Bashkie” (IMSPSD), e zbatuar nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP, UNICEF, UN Women WHO dhe me pjesëmmarrje të UNFPA, ILO.
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Gjatë viteve të fundit, në kuadër të reformës së decentralizimit, janë transferuar në nivel vendor shumë funksione, kompetenca dhe burime financiare për të cilat përfaqësuesit e pushtetit vendor (të zgjedhurit) kanë autonomi në administrimin e tyre. Njësitë e qeverisjes vendore janë të detyruara të zbatojnë kuadrin ligjor në lidhje me transparencën dhe informimin e publikut në lidhje me tërë veprimtarinë ekonomiko-financiare të njësisë vendore, apo dhe çdo komunikim që lidhet me ofrimin e shërbimeve, organizimin e aktiviteteve si edhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në vendim-marrjen lokale. Si pjesë e kësaj nisme, CRCA-Shqipëri kërkon të kontraktojë një ekspert për hartimin e Strategjisë së Komunikimit të Bashkisë Devoll me komuntetin.
QËLLIMET E SHËRBIMIT
Strategjia e Komunikimit (Strategjia) të të zgjedurve lokalë me komunitetin konsiderohet tepër i rëndësishëm në pjesëmarrjen e komunitetit në nivel lokal, konsolidon e demokracisë lokale dhe rrit transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendorë ndaj komunitetit. Hartimi i Strategjisë së Komunikimit ka si qëllim të ndihmojë Bashkinë Devoll në ndërtimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të pushtetit vendor me publikun (komunitetin).
Strategjia do të hartohet për t’u adresuar këtyre target grupeve:

Banorëve të bashkisë Devoll dhe njësive të saj administrative,
Shoqata ose Organizata të tjera vendase apo ndërkombëtare
Biznesit
Media

Gjatë hartimit të Strategjisë Eksperti duhet të mbështetet në:

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
Korniza kryesore legjislative dhe politike LIGJ Nr. 119/2014 PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
Ligj Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
Ligji nr. 9889, date 10/03/2008, “Për mbrojtjne e të dhënave personale”, i ndryshuar
Ligji nr 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
Roli dhe funksionet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 

 
FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

Njohuri rreth kornizës kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për të drejtën e informimit publik dhe pjesëmarrjes në organet e vetëqeverisjes lokale
Media

 
KUALIFIKIMET

Diplomë universitare në fushën e shkencave juridike, sociale, shkenca të aplikuara;
Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për të drejtën e informitmi dhe konsultimit, dhe legjislacionit për vetëqeverisjen vendore
Të zotërojë çështjet që lidhen me pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal dhe qendror,
Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në zhvillimin e dokumentave, trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë pjesëmarrja e qytetarëve në nivel lokal
Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të strategjive të komunikimit raporteve;
I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me CRCA Shqipëri;
Ka ide inovatore;

 
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë:

CV e tyre,
Letër interesi,
Ofertën financiare për zhvillimin e ekspertizës

Dokumentat e mësipërme mund të dorëzohen nëpërmjet e-mail në adresën crca@crca.al
ose dorazi: adresën CRCA Shqipëri, Rr. Vaso Pasha, Nd. 17, H.9, Ap. 19 Tiranë 
 

 Në subjektin e e-mail duhet të shkruhet: “ Ekspert për hartimin e strategjisë së komunikimit me komunitetin të Bashkisë Devoll ”  

Afati i dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 15 Nentor 2020. Zgjedhja e ekspertit do të bazohet në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në termat e referencës.
 
 
 
 
 
 
 
 


Detajet e Lajmit
October 31, 2020
289
Kategoria