Tiranë, 23 Tetor 2008 – Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA / DCI Shqipëri) në bashkëpunim me UNICEF ne Shqiperi, njoftoi sot se botimin e te pares Gazete per te miturit ne burgje, te quajtur “Qielli është i të Gjithëve”. Kjo gazetë perben botimin e parë periodik, pjesë e projektit “Qielli është i të Gjithëve”, qëllimi i të cilit është ri-integrimi në shoqëri i të rinjve dhe fëmijëve në konflikt me ligjin.
Gazeta është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me të rinjtë në Burgun e Vaqarrit dhe përmban 8 faqe. Rubrikat me kryesore te saj jane: Histori jete të të rinjve, njoftime nga aktivitetet ne kuader te projektit, intervista me te mitur qe vuajne denimin ne burgje, problemet e të miturve etj. Po ashtu ne gazete jane perfshire nje sere krijimesh te te miturve si dhe rubrike e vecante qe ka te beje me integrimin e te miturve, sipas vete mendimeve te te miturve.
Nder te tjera ne rubrikat e Gazetes lexuesit do te gjejne histori nga jeta e të miturve dhe të rinjve në burgun e Vaqarrit, poezi të krijuara nga vetë të rinjtë, problemet e të rinjve, informacion lidhur me projektin “Qielli është i të Gjithëve”, si dhe intervista me përfaqësues të disa institucioneve që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë për të mitur psh Z. Leon Shestani-përfaqësues i UNICEF-Shqipëri dhe Z. Hiqmet Merepeza, Drejtor i Burgut Vaqarr. Kjo gazetë do të pasohet edhe nga dy numra të tjerë gjate vitit 2008. Numri i ri i gazetes do te vendoset gjithashtu ne faqen e CRCA ne ditet ne vazhdim, ne seksionin Drejtesi per te Miturit.