Tiranë, 1 tetor 2018 – CRCA dhe Rrjeti “Vepro për Fëmijët”, ishin sot të ftuar nga Kuvendi I Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën e hapur dëgjimore të dy nën-komisioneve parlamentare, për të diskutuar dhe njohur situatën në lidhje me krijimin dhe funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes nga dhuna në familje. Seanca ndonëse e planifikuar më parë, nuk mund të neglizhgonte diskutimet në lidhje me rastin më të fundit të dhunës ndaj një vajze të re XH. M në Fushë-Krujë.
CRCA Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar “Vepro për Fëmijët, kërkuan përprapa nën-Komisioneve Parlamentare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje dhe për Pushtetin Vendor, hetime urgjente nga një Komison i Posaçëm Hetimor dhe marrjen në mbrojtje të vajzës së dhunuar, pasi mekanizmi i referimit të Bashkisë Krujë nuk ka arritur të ofrojë mbrojtjen e kërkuar nga ligji.
Ndërkohë, në emër të Rrjetit Kombëtar “Vepro për Fëmijët” dhe CRCA Shqipëri, Altin Hazizaj theksoi se: “Shërbimet shoqërore dhe komunitare për vajzat dhe gratë që i kanë mbijetuar dhunës në familje apo shoqëri janë thuajse inekzistente. Sot shteti nuk investon asnjë lek për shërbimet shoqërore që në shumicën e tyre ofrohen vetëm nga shoqëria civile. Bashkitë duhet të detyrohen me ligj që të financojnë shërbimet shoqërore në komunitet!”
Përballë pyetjeve të deputetëve, CRCA Shqipëri adresoi mangësitë që ndeshen në sistemit aktual të shërbimeve shoqërore. Për rastet e dhunës në familje, ende nuk ekzistojnë protokolle dhe procedura standarte. Përgatitja e stavefe në bashki dhe njohja e ligjit prej tyre është tepër e ultë dhe e pakoordinuar, duke shpënë shpesh në shkelje të të drejtave të grave dhe vajzave. Nga ana tjetër mungon shporta bazë e shërbimeve të detyruara që cdo bashki duhet t’i ofrojë viktimave të dhunës në familje si edhe kërkesë-llogaria ndaj zyrtarëve publikë për këtë cështje është tepër e ultë për të mos thënë që nuk ekziston fare. Stereotipet dhe paragjykimet Gjinore mbi rolin e vajzave dhe grave në shoqëri ndikojnë në zbatimin e keq apo të gabuar të ligjit, sidomos nga punonjësit e policisë, por edhe nga ata të shërbimeve sociale;
Kërkesa kryesore që paraqitën përfaqësuesit e CRCA dhe Rrjetit “Vepro për Fëmijët në Kuvend, ishte edhe kthimi i vëmendjes urgjent nga Qeveria dhe Bashkitë drejt krijimit të shërbimeve komunitare për viktimat e dhunës në familje.
Shteti dhe bashkitë, ndonëse janë në dijeni prej vitesh për mungesën e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, nuk kanë investuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit dhe ai i Bashkive për to. Si rrjedhojë edhe shërbimet ekzistuese janë mbyllur apo janë në gjendje tepër të vështirë, për shkak të mungesës së buxhetit të shtetit për këto shërbime.