Ekspertët e krimit kibernetik dhe ndihmës ndaj trafikimit të fëmijëve, u mblodhën në një takim rajonal të Europës Juglindore mbi adresimin e ndihmës kibernetike dhe teknologjisë, Trafikimi i Personave për Shfrytëzimin Seksual, përfshirë Fëmijët në Europën Juglindore.
Në këtë seminar, u mblodhën të gjitha shtetet e origjinës, tranzitit dhe destinacionit nga rajoni më i gjerë i Europës Juglindore dhe Bashkimi Europian për të vlerësuar sfidat aktuale në adresimin e abuzimit të teknologjive të bazuara në internet në trafikimin e personave.
Takimi që u mbajt në Hercegnovi u realizua nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi dhe Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme të Francës dhe zbatohet përmes Programit Global të UNODC-së kundër Trafikimit të Njerëzve me mbështetjen e financimit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës.
Në këtë takim rajonal u shkëmbyen eksperienca të shteteve në zbulimin, përdorimin e hetimeve paralele dhe të përbashkëta me synimin për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar, veçanërisht duke përdorur mjekësinë ligjore dixhitale, provat elektronike, shkëmbimin e përvojave mbi tendencat e reja në rekrutimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore nëpërmjet teknologjisë së bazuar në internet, si dhe mbrojtjen e njerëzve, viktimat e trafikimit përmes qasjeve hetimore dhe ndjekëse të përqendruara te viktima. Platforma Kombëtare ISIGURT.AL ndau eksperiencën e saj 7 vjecare mbi sistemin mbrojtës të fëmijëve nga internet dhe niveli i shtuar i dhunës ndaj fëmijëve on-line e parandalimi i tij.
Trafikimi i qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual është forma më e zbuluar e trafikimit, me 50% të viktimave të zbuluara në mbarë botën në përputhje me Raportin Global të UNODC-së 2020 mbi trafikimin e personave. Pjesëmarrja e CRCA/ECPAT Shqipëri në këtë takim, ishte domethënëse, përsa i përket të gjitha përpjekjeve që kjo organizatë prej vitesh vijon të bëjë mbi parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit e shfrytëzimit të fëmijëve në vendin tonë.
Theksi kryesor në këtë takim u vendos jo vetëm në mënyrat e trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve e personave, por edhe në periudhën e pandemisë dhe pasojave të saj. Zgjerimi global I rajonit dhe aksesueshmëria e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si interneti, pajisjet smartfonë dhe mediat sociale dhe avancimi i tyre i paprecedentë teknologjik kanë krijuar mundësi të reja për rrjedhje dinamike të informacionit dhe komunikim  në kohë reale, pavarësisht nga distancat gjeografike. Pandemia krijoi një mnëyrë të re të trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve. Trafikantët u detyruan nga mbyllja e pandemisë të tjetërsojnë trafimikimin e personave në shtëpi dhe apartamente, apo edhe përdorën mediat sociale dhe platforma të tjera online për të rekrutuar viktima të reja.
Gjithashtu në rajonin e Europës Juglindore shfrytëzimi seksual është ende forma dominuese e trafikimit, me ndryshime në profilet e viktimave, mënyra e veprimit të autorëve (të cilët kohët e fundit kanë përdorur vende private të fshehura në vend të bareve të natës), në motivimin dhe strategjitë e rekrutimit si dhe në aksesin në shërbime të tilla (gjithnjë e më shumë përmes përdorimit të internetit dhe faqet e internetit).
Objektivi i këtij takimi ndërajonal ishte mbështetja e një përgjigje të koordinuar ndaj trafikimit të personave në Europën Juglindore, dhe si rrjedhim të ndihmojë në zbatimin e Protokollit të Trafikimit të Personave. Ai synoi gjithashtu të përmirësojë bazën e njohurive mbi abuzimin e TIK-ut për qëllimet e TIP-it dhe të identifikojë metoda efektive dhe praktika të mira për të luftuar TIP-in duke shkëmbyer përvojë dhe ekspertizë midis praktikuesve nga TIP, organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe me teknologjisë dhe ofrimeve të shërbimeve financiare nga sektori privat.
Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet një nga krimet dhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në rajonin e Europën Juglindore dhe në mbarë botën. Protokolli i Kombeve të Bashkuara për Parandalimin, Shtypjen dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Njerëzve, veçanërisht të Grave dhe Fëmijëve (Protokolli i Trafikimit të Personave) që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional (UNTOC, i quajtur edhe Konventa e Palermos), është instrumenti i parë universal që përcakton trafikimin ndaj personave.
 


Detajet e Lajmit
July 6, 2022
395
Kategoria