Muaji Maj, pati një kryefjalë përsa i përket punës së saj, atë të dhunës seksuale dhe dhunës në të gjitha format përgjatë pandemisë.
Që në fillim muaji, shtimi i pornografisë online u kthye në një prej çështjeve më të ndjekura nga ekspertët e CRCA/ECPAT. Puna jonw u përqëndrua në eleminimin e faqeve të paligjshme të pornografisë me fëmijë. Muaji u shoqërua edhe me kërkesën e CRCA për ndryshime të ligjit të mbrojtjes nga diskriminimi, dhe për dhunën që policia ushtroi mbi një të mitur që kishte thyer orën policore të vendosur gjatë pandemisë si dhe kushtet në të cilat ndodhet siguria në internet në vendin tonë.
Më poshtë gjeni të detajuara, temat që tërhoqën së tepërmi vëmendjen e medias përsa i përket punës së CRCA/ECPAT gjatë këtij muaji.
Raportimet për pornografi me fëmijë rriten 100-fish në Shqipëri
Karantina e detyruar bëri që në Shqipëri të 100 fishohen faqet pornografike për fëmijët në internet. Vetëm gjatë fillimit të muajit maj, pranë platformës raportuese ISIGURT.al u raportuan më shumë se 1300 faqe me përmbajtje pornografi të fëmijëve, të cilat ishin të aksesueshme nga çdo fëmijë në Shqipëri. CRCA falë edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Facebook dhe me Sektorin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, arriti ti mbyllë këto faqe. Interesimi mediatik mbi këtë temë, ishte shumë i përhapur, dhe më poshtë gjeni linqet që e tregojnë këtë:

Wake Up/ Gjatë tre javëve izolim raportohen mbi 1300 faqe pornografike me “shënjestër” fëmijët

Fëmijët, ekspozim ndaj pornografisë/ 1311 faqe janë mbyllur gjatë karantinës. Ja çfarë duhet të bëjnë prindërit

800 denoncime në dy javë, Hazizaj: Nënat t’u besojnë fëmijëve të tyre, dhuna sèksuale vjen me shumë tabu

Alarmi, 100-fishohet numri i faqeve pornografike më fëmijë brenda një viti. Pulaha: Kemi mbyllur 1311 faqe me përmbajtje të rrezikshme


 
CRCA/ECPAT Shqipëri: Hetim të menjëhershëm dhe të pavarur dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga katër punonjës të Policisë së Shtetit
CRCA/ECPAT Shqipëri me anë të një reagimi, kërkon hetim të menjëhershëm për punonjësit e policisë por edhe indinjatën e saj të thellë ndaj dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga ana e katër punonjësve të policisë, që sipas gjasave ka ndodhur në Tiranë. Më poshtë gjeni, pasqyrimin mediatik të kësaj deklarate:
https://dosja.al/crca-ecpat-shqiperi-hetim-te-menjehershem-dhe-te-pavarur-dhunes-dhe-trajtimit-cnjerezor-te-nje-te-mituri-nga-kater-punonjes-te-policise-se-shtetit/

Dhuna shtazarake e policisë ndaj adoleshentit/ Reagon ashpër CRCA në Shqipëri: Të nisin menjëherë hetimet…


https://lajmifundit.al/2020/05/15/dhuna-e-policise-ndaj-adoleshentit-tek-liqeni-reagon-crca-ne-shqiperi-paraqitet-modeli-i-nje/

Dhunimi i një të mituri nga Policia alarmon shoqatat jo qeveritare, CRCA/ECPAT hetojnë rastin


“Drejtësi për krimet seksuale ndaj vajzave”
CRCA/ECPAT Shqipëri, përgjatë muajit maj, vijoi protestat e saj për të kërkuar hetime të gjera mbi krimet seksuale që u zbuluan që kishin ndodhur në një shkollë të mesme në qytetin e e Fierit.  Media u interesua për këtë punë ndërgjegjësuese të CRCA dhe më poshtë gjeni vetëm disa nga linqet e pasqyrimit të saj:

Dhuna seksuale në shkolla, shoqëria civile protestë para Ministrisë së Arsimit: 8 raste të dokumentuara, ministrja të dorëhiqet


https://www.syri.net/politike/319332/skandali-seksual-ne-shkollen-e-fierit-shoqeria-civile-neser-proteste-para-kryeministrise-besa-shahini-te-jape-doreheqjen/

Video/ “Drejtësi për krimet seksuale ndaj vajzave”, aktivistët marshojnë me thirrje dhe vuvuzela


Pse nuk vendos Policia e Shtetit Sinjalin Amber për gjetjen e fëmijëve të humbur në Shqipëri!
CRCA/ECPAT Shqipëri,në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur,ju drejtua me një thirrje Policisë së Shtetit, lidhur me mungesën e sinjalit të domosdoshëm në Shqipëri AMBER, një sinjal ky që ndihmon në gjetjen e fëmijëve të humbur. Kjo deklaratë u ndoq gjerësisht nga media dhe bashkangjitur keni disa prej linqeve mediatike:
https://abcnews.al/viktima-te-dhunes-perse-policia-nuk-vendos-sinjalin-amber-per-gjetjen-e-femijeve-te-humbur-ne-shqiperi/

“Çdo tre ditë zhdùket një fëmijë në Shqipëri”, alarmi i QKFHSH: Pse Policia e Shtetit nuk vendos Sinjalin Amber?!


https://dosja.al/pse-nuk-vendos-policia-e-shtetit-sinjalin-amber-per-gjetjen-e-femijeve-te-humbur-ne-shqiperi/


Detajet e Lajmit
May 31, 2020
350
Kategoria