CRCA/ECPAT Shqipëri, përgjatë Qershor 2020, pati në punën e saj fokusin kryesor dhunën seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, edhe si shkak i zhvillimeve të kësaj periudhe.
Qershori, si çdo vit shënon Ditën Kombëtare të Fëmijëve, ditë kjo në të cilën CRCA/ECPAT anngazhohet për rritjen e ndërgjegjësimit të Qeverisë dhe të opinionit publik për situatën e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë. Këtë vit, media pasqyroi të gjitha gjetjet që CRCA cilësoi përgjatë kësaj dite.
Ky muaj vijoi me një ngjarje tronditëse për opinionin publik mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të ushtruar ndaj një vajze 15 vjeçare në Tiranë në shkollën e saj dhe nga pjesëtarë të stafit shkollor e bashkëmoshatarë të tjerë. CRCA/ECPAT punën e saj në mbështetje të vajzës dhe familjes së saj e shoqëroi edhe me një fushatë të madhe ndërgjegjësimi për opinionin publik mbi ngjarjen dhe kërkeswn pwr llogari-dhwnie ndaj institucioneve të arsimit publik në Shqipëri.
CRCA vijoi gjithashtu me kërkesat e saj ndaj Kuvendit për forcim të ligjit, ndryshimit të domosdoshme të Kodit Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale, dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime seksuale në Shqipëri.
Më poshtë do të gjeni edhe pasqyrimin qe mediat në vend i kanë bërë për të gjitha etapat dhe kërkesat tona.
CRCA/ECPAT Shqipëri: Hetim të plotë drejtuesve dhe trupës arsimore të shkollës!
CRCA /ECPAT Shqipëri, me anë të një deklarate për shtyp, shprehu shqetësimin e saj se hetimet për dhunën seksuale ndaj vajzës 15 vjeçare duhen shtrirë në një rrafsh edhe më të gjërë, për të përfshirë edhe drejtuesit e Arsimit në Shqipëri, shkollën, drejtuesit e saj, Bordin e Shkollës dhe trupën mësimore. Më poshtë gjeni disa prej linqeve mediatikë që shprehën shqetësimin e CRCA:
https://dosja.al/dhunimi-seksual-i-te-mitures-organiziata-crca-ecpat-te-merret-e-pandehur-besa-shahini-mesuesit-e-shkolles-te-perfshire-ne-ngjarje/
https://www.cna.al/2020/06/04/thellohet-skandali-hetim-urgjent-ndaj-stafit-te-shkolles-prokuroria-te-marre-te-pandehur-shahinin/
Abùzimi i 15-vjeçares, CRCA kërkesë Prokurorisë: Merrni të pandèhur Ministren Besa Shahini!
CRCA/ECPAT Shqipëri dorëzon në Kuvend dhe Ministrinë e Drejtësisë propozimet e saj për Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale!
CRCA/ECPAT Shqipëri dorëzoi për të katërtën herë radhazi, pranë Komisionit të Ligjeve dhe Aleancës së Grave Deputete në Kuvendit të Shqipërisë, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë, propozimet e saj për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal në Shqipëri.
https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/qendra-per-mbrojtjen-e-femijeve-propozon-ndryshime-ne-kodin-pen
https://www.cna.al/2020/06/08/abuzimet-crca-propozime-per-kodin-penal-denime-me-te-rrepta-per-grabitqaret-seksuale/
REGJISTËR KOMBETAR PER TË GJITHË GRABITQARËT SEKSUALË NË SHQIPËRI!
Gjithashtu CRCA risolli edhe njëherë në vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve, medias dhe publikut të gjerë, kërkesën e saj të bërë publike 5 vite më parë, për miratimin e Regjistrit Kombëtar i Krimeve Sekuale ndaj Fëmijëve. Media e pasqyroi sërish këtë kërkesë gjerësisht dhe bashkangjitur gjeni linqet:
CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon vendosjen në Kodin Penal të Kastrimit Kimik për pedofilët!
https://tvklan.al/regjister-per-pedofilet/
http://www.gazetadita.al/crca-ecpat-shqiperi-kerkon-vendosjen-ne-kodin-penal-te-kastrimit-kimik-per-pedofilet/
Shqipëria e dorëzuar plotësisht përpara krimeve kundër fëmijëve dhe të drejtave të tyre.
1 Qershori i këtij viti, i gjeti fëmijët në situatën ku asnjë ligj, strategji apo plan veprimi, nuk është zbatuar plotësisht nga institucionet publike në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit publik, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve nga krimi etj. Më poshtë gjeni disa nga linqet e mediave që pasqyruan gjetjet e CRCA mbi situatën e fëmijëve në këtë 1 Qershor:
https://www.noa.al/lajmi/2020/05/2164212.html
https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/ja-sa-femije-jane-dhunuar-dhe-kane-humbur-jeten-ne-vend-per-rre
Dhuna dhe prostitucioni / Pandemia “ferri” i vajzave dhe fëmijëve
https://a2news.com/2020/06/01/ne-18-muaj-66-femije-pre-e-ngacmimit-dhe-dhunes-seksuale/