Në kuadër të ditëve ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës, po zhvillohet Kongresi Botëror 2021 për Drejtësinë me Fëmijët. Kongresi sjell bashkë fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë të tjerët në diskutim për krijimin e një drejtësie për të gjithë fëmijët, drejt një sistemi drejtësie jo-diskriminuese dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.
Kongresi Botëror për Drejtësinë me Fëmijët është një moment historik ndërkombëtar që mbledh fëmijët së bashku me politikëbërësit, praktikuesit ligjorë, akademikët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me përvojë pune përkatëse për të ndikuar në drejtësinë e fëmijëve, për të eksploruar praktikat më të mira, për të nxitur bashkëpunimin shkencor dhe për të rritur ndërgjegjësimin për miqësinë me dhe për fëmijët në sistemin e drejtësisë.
Ky event i përmasave të mëdha dhe që përfshin kontinente dhe shumë vende të botës, do të përcaktojë një strategji globale për të përshpejtuar përparimin drejt drejtësisë miqësore me dhe për fëmijët. Do të krijojë nxitjen e sinergjive rajonale dhe planeve të veprimit për tre vitet e ardhshme për të ofruar udhërrëfyes rajonalë për zbatimin e strategjisë globale. Diskutimet në këtë kongres fokusohen në krijimin e një rruge për të mbledhur premtimet kombëtare dhe për të përforcuar politikat dhe praktikat që bëjnë ndryshime reale në jetën e fëmijëve në kontakt me ligjin.
Vetëm një vit më parë, CRCA/ECPAT Shqipëri hapi Qendrën Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin, e cila bën të mundur përpos ofrimit të shërbimeve alternative të konsoliduara si informimin, mentorimin, mbështetjen dhe fuqizimin për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri, edhe ndihmën ligjore falas dhe këshillim psiko-social. CRCA/ECPAT Shqipëri prej vitit 1997 ofron ndihmë dhe mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, duke propozuar disa nga modelet më inovative për kujdesin ndaj tyre. Që prej vitit 2011 CRCA Shqipëri është liçensuar për të ofruar shërbime të specializuara në nivel komunitare dhe kombëtar, ndërkohë që ka një eksperiencë prej 24 vjetësh në shërbimet e mbrojtjes dhe kujdesit të fëmijëve dhe të rinjve.
Detajet e Lajmit
Kategoria
- BARNHAUS
- Drejtësia për të Miturit
- Gratë në Politikë
- Konferenca Kombëtare - Mbrojtja E Fëmijëve Nga Dhuna Në Shqipëri
- Lajme
- Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna
- Media
- Ndihmë Juridike Falas
- Njoftime për Shtyp
- Regjistri Kombëtar i Krimeve Seksuale Kundër Fëmijëve në Shqipëri
- Të rinjtë në politikë
- Vepro për Fëmijët