Muaji Shkurt si çdo vit shënon edhe ngjarjen globale të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë, dhe si e tillë, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe platforma ISIGURT.AL, tashmë kanë kthyer në traditë përgatitjen e raporteve të përvitshme mbi situatën në vedin tonë. Por muaji u shoqërua edhe me ngjarje të tjera, në të cilën tronditi opinionin public dhuna seksuale e ushtruar në një shkollë të mesme në Fier, ngjarje kjo që detyroi CRCA/ECPAT Shqipëri, të ndërmarrë një sërë protestash dhe përpjekjesh për të kërkuar hetime dhe ndryshime të kodit penal. 
Gjashtëfishohen përndjekja, kërcënimet dhe shantazhi ndaj fëmijëve dhe të rinjve në internet!
Raporti i 2 Kombëtarpër Sigurinë në Internet të Fëmijëve, solli fakte shqetësuese mbi incidentet në internet të raportuara nga fëmijët dhe të rinjtë gjatë vitit 2019. Edhe gjatë këtij viti, Shqipëria paraqiti të dhëna alarmante përsa i përket sigurisë së përdorimit të internetit. Zbulimet e tij u përcollën me kureshtje të madhe nga mediat. Më poshtë keni të gjitha linqet e mediave që e pasqyruan:

Kërcënime nga interneti/ U rritën 6 herë shantazhet ndaj fëmijëve dhe të rinjve


http://www.panorama.com.al/kercenime-nga-interneti-u-rriten-6-here-shantazhet-ndaj-femijeve-dhe-te-rinjve-cdo-3-dite-raportohet-te-pakten-nje-incident/

Kërcënime nga interneti/ U rritën 6 herë shantazhet ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Çdo 3 ditë raportohet të paktën një incident


https://dosja.al/femijet-interneti/
Një tjetër ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u kthye në kryefjalën e punës së CRCA/ECPAT Shqipëri përgjatë gjithë muajit, ishte edhe dhuna seksuale e zbuluar në një prej shkollave të mesme publike në vend.
Institucionet arsimore publike, streha të grabitqarëve seksualë në Shqipëri
Një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri, dedikoi kërkimin gazetaresk të tij për këtë ngjarje, ndërsa CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Koalicioni Shqiptar për Arsimin (ACE), ndoqënme shumë shqetësim raportimin që emisioni investigativ STOP i Televizionit KLAN, bëri mbi dhunën seksuale të një profesori në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit. Deklarata që CRCA i drejtoi qeverisë dhe institucioneve shqiptare u transmetua menjëherë nga emisioni, linkun e të cilit e gjeni bashkangjitur ( në minutën 4.56):

Kjo ngjarje që tronditi të gjithë opinionin public, edhe si shkak i heshtjes totale institucionale, detyroi CRCA/ECPAT Shqipëri të nisë një zinxhir protestash, për të kërkuar marrjen përsipër të përgjegjësive dhe ndryshim të sistemit të ruajtjes së nxënsve në shkolla dhe psikologëve të tyre.
Shoqëria civile kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit në Shqipëri
Ngjarjet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në disa shkolla publike të vendit nxitën protetën e shoqërisë civile për të kërkuar mbrojtjen e fëmijëve nga grabitqarët seksualë dhe dorëheqjen e kreut të Ministrisë së Arsimit. Më poshtë gjeni linqet e mediave që ishin pjesë e kësaj proteste:
https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/93530/abuzimi-seksual-i-nxenesve-ne-shkolla-shtohen-thirrjet-publike-jep-doreheqjen-besa-shahini/
https://www.cna.al/2020/02/19/te-shkarkohet-urgjent-ministrja-shahini-shkollat-te-kthyera-ne-grabitqare-seksuale/

Dhuna seksuale në shkolla, shoqëria civile protestë para Ministrisë së Arsimit: 8 raste të dokumentuara, ministrja të dorëhiqet


https://dosja.al/crca-dhe-mesuesi-ne-fier/
https://www.tpz.al/2020/02/12/mesuesi-ngacmoi-nxenesen-reagon-crca-institucionet-arsimore-publike-streha-te-grabitqareve-seksuale-ne-shqiperi/
https://hashtag.al/index.php/2020/02/19/skandali-me-mesuesit-ne-shkollen-e-muzikes-ne-fier-crca-ne-shqiperi-kerkon-shkarkimin-e-ministres-shahini/
https://www.newsbomb.al/skandali-ne-shkollen-e-fierit-aktivisti-thirrje-rames-si-prind-i-nje-femije-shkarkoni-urgjentisht-ministren-e-arsimit-195725
https://top-news1.com/following-the-scandal-that-the-professor-and-colleague-were-having-sex-with-the-same-student-the-dismissal-of-the-minister-is-urgently-required/


Detajet e Lajmit
February 29, 2020
331
Kategoria