Si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri, ky muaj nis me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në kuadër të 1 Qershorit,CRCA/ECPAT Shqipëri, bëri publik Manifestin për të Drejtat e Fëmijëve, i cili përmbledh 12 kërkesa bazë të identifikuara nga mbi 2000 fëmijë anembanë Shqipërisë. Manifesti ka si qëllim që të ndikojë në të gjitha politikat shtetërore për fëmijët në Shqipëri, duke vendosur disa gurë themeli se ku duhet të fokusohet Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm për të mbrojtur fëmijët.
CRCA/ECPAT Shqipëri: “Zëri ynë sot është Zëri i Fëmijëve!”
Në Ditën e Fëmijëve, CRCA/ECPAT Shqipëri e hapi ditën me fushatën ndërgjegjësuese në Sheshin Skënderbej në Tiranë, duke bërë publike MANIFESTIN PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, i cili fokusohet tek eleminimi i varfërisë së fëmijëve, investime për mbrojtjen dhe arsimimin e tyre, mbrojtjen nga dhuna dhe shfrytwzimi seksual, etj. Më poshtë gjeni disa nga pasqyrimet qw media i ka bwrw kwsaj ngjarjeje:
https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/-shqip%C3%ABri-sh%C3%ABnohet-dita-nd%C3%ABrkomb%C3%ABtare-e-f%C3%ABmij%C3%ABve/2260577
https://dosja.al/crca-ecpat-shqiperi-zeri-yne-sot-eshte-zeri-i-femijeve/
https://bulevardionline.com/crca-ecpat-shqiperi-zeri-yne-sot-eshte-zeri-i-femijeve/
https://titra24.com/albania/crca-ecpat-shqiperi-zeri-yne-sot-eshte-zeri-i-femijeve/
Ndërkaq ky muaj shënoi edhe një afat kohor për regjistrimin e fëmijëve të cilët do t’i drejtohen rrugës së arsimit për herë të parë në Shqipëri, për të gjithë ata që nisin klasën e parë.
QEVERIA TË MARRË MASA QË ASNJË FËMIJË TË MOS MBETET PA U REGJISTRUAR NË KLASËN E PARË!
CRCA/ECPAT Shqipëri, i drejtoi një thirrje publike Qeverisë shqiptare që të ndryshojë mënyrwn e regjistrimit të fëmijëve nw klasw tw parw, për t’i dhënë mundësi të gjitha familjeve ato që nuk kanw lidhje me internetin apo pajisje smart, pwr tw mos-shkelur kwshtu të drejtën për arsim të çdo fëmije. Mediat e pasqyruan gjerësisht këtë thirrje. Më poshtë do të gjeni disa prej lidhjeve:
https://www.syri.net/politike/430940/regjistrimi-online-azizaj-ngre-alarmin-3600-nxenes-rrezikojne-te-humbasin-te-drejten-e-arsimimit/
Wake Up/Linda Pino:Vështirësitë e prindërve për regjistrimin e fëmijëve në shkollë përmes e-Albania
https://dosja.al/crca-thirrje-qeverise-merrni-masa-qe-asnje-femije-te-mos-mbetet-pa-regjistruar-ne-klasen-e-pare/
https://telegraf.al/aktualitet/mbi-140-000-familje-ne-shqiperi-nuk-kane-ende-akses-ne-internet-mbi-3600-femije-rrezikohen-te-mbeten-pa-shkolle/
https://titra24.com/albania/1/crca-qeveria-te-marre-masa-qe-asnje-femije-te-mos-mbetet-pa-u-rregjistruar-ne-klasen-e-pare/