Shqipëria përgjatë muajit Prill, iu nënshtrua një procesi elektoral, i cili prej vitesh ka nisur të shfaqet problematik. Demokracia e vendit, vijon të jetë në pikëpyetje, jo vetëm si shkak i situates së përgjithshme politike në vend përgjatë të gjithë fushatës elektorale por dhe nga gjuha ekstrmisht politike e përdorur gjatë saj. Nisur nga kjo, CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut, Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri-ANYN dhe Koalicionin për Arsimin organizuan një Forum, për herë të parë në këto 30 vite demokraci.
A KA DEMOKRACI NË SHQIPËRI? A KA SHQIPËRIA MEDIA TË LIRË DHE TË PAVARUR?
Forumi i Demokracisë Tiranë, çoi shqetësimin se situata e krijuar nga politika përbën një rrezik serioz për proceset demokratike, institucionet e saj dhe vetë demokracinë në Shqipëri. Forumi solli së bashku akademikë, publicist, shoqërinë civile, gazetarë, ambasadorë dhe të rinj, për të diskutuar mbi gjendjen e sistemit demokratik në vend dhe sesi zgjedhet parlamentare dhe fushata elektorale mund të ndikojnë në forcimin apo goditjen e saj.
Ky forum u ndoq dhe u shpërnda në mënyrë masive nga media në vend, ndërsa më poshtë ne sjellim vetëm pak nga linqet e tyre:
https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/shqip%C3%ABri-forum-diskutimi-p%C3%ABr-ndikimin-e-zgjedhjeve-n%C3%AB-forcimin-e-demokracis%C3%AB/2211135
https://kohajone.com/zeri-amerikes-papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-shqiperia/
Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria
Por fushata gjithashtu përcjell edhe një fenomen tjetër, atë të problematikave të të rinjve, dhe mohimi që i bëhet atyre nga politika në Shqipëri. Në Forumin e Demokracisë, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN, mundësuan edhe një debat të gjerë me të rinjtë, mediat, kahet politike, akademikët dhe diplomatët, mbi pikëpyetjet e vijimësisë së situates së të rinjve në vendin tonë.
Korrupsioni dhe varfëria në Shqipëri nxisin të rinjtë të dalin të votojnë!
Pas prezantimit të një Ankete Kombëtare të realizuar me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë dhe fokusimit në realitetin në të cilin ndodhen ata, CRCA dhe ANYN, kishin përgatitur edhe një Kontratë Rinore e cila iu shpërnda partive politike që kandidojnë në zgjedhje parlamentare për ti kthyer kërkesat e të rinjve në politika të mirëfillta.
Paneli dhe Anketa Kombëtare u ndoq dhe u shpërnda në mënyrë masive nga media në vend, ndërsa më poshtë ne sjellim vetëm pak nga linqet e tyre:
Top Channel/ 58% e të rinjve do votojnë/Studimi para zgjedhjeve, pjesa më e madhe mendojnë emigrimin
https://www.facebook.com/ëatch/?v=757085804911045
https://www.oranews.tv/te-rinjte-kerkojne-ndryshim-90-e-tyre-duan-te-largohen-duam-nje-te-ardhme-me-te-mire/
https://abcnews.al/papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-shqiperia/
Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria
Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria
https://www.tpz.al/2021/04/17/anketa-papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-shqiperia/
https://www.syri.net/politike/417140/zeri-i-amerikes-anketa-papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-shqiperia/
https://lapsi.al/2021/04/17/voa-papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-vendi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=voa-papunesia-dhe-korrupsioni-largojne-te-rinjte-nga-vendi
Ky muaj fushate dhe debatesh partiake, apo ecejake kandidatësh, bëri që CRCA të mos anashkalojë për asnjë çast edhe luftën e saj mbi shkeljen e të drejtave të fëmjiëve nga ana e kandidatëve politikë partiakë, të cilët përdorin imazhin e tyre në fushatë.
CRCA/ECPAT: Do të denoncojmë publikisht çdo kandidat e parti politike që përdor dhe shfrytëzon fëmijët për përfitime elektorale
Shqetësimi i CRCA/ECPAT Shqipëri, vijoi të ndiqej edhe gjatë muajit prill nga mediat, si më poshtë:
https://balkaninsight.com/2021/04/23/albania-ngos-condemn-exploitation-of-children-in-election-campaign/
https://www.reporter.al/ojq-te-denojne-shfrytezimin-e-femijeve-ne-fushate-elektorale/
Përgjatë muajit Prill 2021, CRCA u fokusua edhe në një tjetër situatë shqetësuese, atë të mohimit të të drejtës kushtetuese që secili prej nesh gëzon, të drejtën e tubimit dhe mbledhjes paqësore të qytetarëve.
CRCA/ECPAT Shqipëri padit në Gjykatë Bashkinë e Tiranës!
CRCA/ECPAT Shqipëri, paditi në Gjykatën Administrative Tiranë, Bashkinë e Kryeqytetit, mbi shkeljen që Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka bërë ndaj të drejtës për tubim. Ky lajm, u shpërnda menjëherë në media, dhe disa prej linqeve të tyre i gjeni më poshtë;
https://www.oranews.tv/qendra-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-padit-ne-gjykate-bashkine-e-tiranes
https://dosja.al/qendra-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-ne-shqiperi-padit-ne-gjykate-bashkine-e-tiranes/
https://gotanews.tv/crca-ecpat-shqiperi-padit-ne-gjykate-bashkine-e-tiranes/
https://azlajme.com/slide/akt-normativ-ne-shkelje-me-ligjin-qendra-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-padit-ne-gjykate-bashkine-e-tiranes/
https://monella.al/2021/04/21/qendra-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-ne-shqiperi-padit-ne-gjykate-bashkine-e-tiranes/
Ndërkohë, CRCA/ECPAT Shqipëri, Platforma Kombëtare ISIGURT.al dhe Zyra e Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri, gjatë këtij muaji ngritën edhe një shqetësim tjetër publik, ndaj një faqeje në internet, e cila disponon informacione të rrezikshme përsa i përket fëmijëve në Shqipëri.
Të dhënat personale të fëmijëve në Shqipëri në rrezik serioz për të rënë në duart e pedofilëve!
Me anë të një kërkese publike drejtuar tre institucioneve në Shqipëri: Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, CRCA/ECPAT Shqipëri, Platforma Kombëtare ISIGURT.al dhe Zyra e Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri, për të kryer identifikimin e personave përgjegjës apo njësive që e kanë vënë në përdorim këtë faqe, si dhe mbylljen e saj urgjente, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e të gjitha të dhënave sensitive për çdo fëmijë në Shqipëri.
Kjo kërkesë publike u pasqyrua nga media dhe disa prej lidhjeve të tyre i gjeni më poshtë:
Wake Up/ Klaudio Pulaha i ECPAT-it: Faqja shqiptare që po ekspozon fëmijët ndaj pedofilëve
https://bulevardionline.com/te-dhenat-personale-te-femijeve-ne-shqiperi-ne-rrezik-serioz-per-te-rene-ne-duart-e-pedofileve/