Puna e CRCA/ECPAT Shqipëri gjatë muajit Maj2021 gjeti pasqyrim në një sërë mediash dhe platformash online. Fokusi kryesor i pasqyrimit të punës sonë në media ishin dy ngjarje kryesore, njëra e lidhur me çështjen e vaksinimit të të gjithë punonjësve jomjekë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët dhe, së dyti, kërkesa e CRCA/ECPAT drejtuar Kuvendit për të mos-zvarritur procesin e miratimit të projekt-ligjit për “Regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”.
TË VAKSINOHEN URGJENTISHT SHËRBIM-OFRUESIT QË JANË NË KONTAKT DIREKT ME FËMIJËT!
CRCA/ECPAT Shqipëri nëpërmjet kësaj kërkese publike, i rekomandoi Ministrisë së Shëndetësisë vaksinimin e menjëhershëm të stafeve të institucioneve publike dhe OJF-ve që ofrojnë shërbime shoqërore, psiko-sociale dhe ligjore për fëmijët dhe adoleshentët. Këto shërbime, ashtu si edhe mjekët, ofrohen ballë përballë, duke mbi-ekspozuar të gjithë përkundrejt Covid dhe pasojave të rënda të tij. Më poshtë gjeni disa prej linqeve të mediave që pasqyruan këtë kërkesë:
https://www.trt.net.tr/shqip/ballkani/2021/05/22/shqiperi-vaksinimi-anticovid-kryhen-703-743-vaksinime-1643598
CRCA/ECPAT Shqipëri: Kuvendi të miratojë pa vonesë projekt-ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”!
Nëpërmjet një dekalarate publike, CRCA/ECPAT Shqipëri, në shqetësim të plotë të situatës në të cilën vijon realiteti i dhunës seksuale ndaj fëmijëve në vend, i kërkoi me urgjencë të plotë Kuvendit miratimin sa më parë të Projekt-ligjit për “Regjistrin Kombëtar të të dënunarve për krime seksuale”. Ajo ftoi të gjithë deputetët, dhe madje i drejtoi kërkesën të gjithë atyre që të miratojnë menjëherë këtë ligj, për të mbrojtur jetën e cdo fëmije nga dhuna seksuale dhe pedofilia.
Edhe kjo dekalaratë u pasqyrua gjerësisht në media, dhe ju ofrojmë më poshtë disa prej këtyre linqeve:
https://dosja.al/crca-ecpat-shqiperi-miratoni-urgjent-projekt-ligjin-per-regjistrin-kombetar-te-te-denuarve-per-krime-seksuale/
https://bulevardionline.com/crca-ecpat-shqiperi-miratoni-urgjent-projekt-ligjin-per-regjistrin-kombetar-te-te-denuarve-per-krime-seksuale/
https://titra24.com/albania/crca-ecpat-shqiperi-miratoni-urgjent-projekt-ligjin-per-regjistrin-kombetar-te-te-denuarve-per-krime-seksuale/