Muaji Prill 2020, reflektoi një prej periudhave më të vështira që prej shpalljes së pandemisë për vendin. Shqipëria nisi të shfaqë qartazi hendekun e saj mes varfërisë ekonomike që shoqëroi familjet në nevojë, dhunës seksuale të shtuar ndaj fëmijëve dhe mangësive të shfaqura në mënyrën e re të studimit për fëmijët atë të mësimit në distancë. 
CRCA, në punën e saj u fokusua në të gjitha këto situata dhe vëmendja e mediave për të pasqyruar kërkesat e saj ishte inkurajuese.
153,000 familje në Shqipëri pa akses në internet! Ku po mësojnë fëmijët e tyre?
Ndërsa Shqipëria ndodhej në javën e tretë të karantinës, si pasojë e COVID 19, shqetësimi i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Koalicioni për Arsimin ishte në lidhje me shkeljen e të drejtës për arsim cilësor dhe të barabartë publik për të gjithë ata fëmijë që jetojnë në familje që nuk kanë akses as në internet dhe në platformat dixhitale televizive, ku Ministria e Arsimit dhe trupa mësimore po zhvillonin mësimin në arsimin parauniversitar publik në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e INSTAT, nga thuajse 850,000 familje që jetojnë në Shqipëri, vetëm 82.2 % e tyre kanë akses në internet, ndërsa rreth 153 mijë familje e kishin të pamundur që në këtë periudhë izolimi, t’i ofrojnë fëmijëve të tyre mësimin online. Dekalarata dhe puna e CRCA/ECPAT Shqipëri, për ti ofruar këtyre familjeve mundësinë e mësimit në distancë u pasqyrua nga media. Më poshtë gjeni disa nga linqet e mediave:
https://tvklan.al/online-por-ska-internet/
https://exit.al/en/2020/04/08/albanian-children-whose-families-cannot-afford-internet-being-left-behind-by-online-classes/
https://dosja.al/mesimi-online-crca-e-shqetesuar-per-nxenesit-skane-mundesi-per-telefona-smart-nuk-kane-kushte-te-barabarta-me-te-tjeret/
https://ekonomiaonline.com/globi/rajon/153000-familje-ne-shqiperi-pa-akses-ne-internet-ja-ku-po-mesojne-femijet-e-tyre/
https://www.cna.al/2020/04/07/153000-familje-ne-shqiperi-pa-akses-ne-internet-ku-po-mesojne-femijet-e-tyre/
Nga ana tjetër, dhuna seksuale si fenomen, nisi të shënojë rritje dhe rastet ishin të rënda e të vështira për tu menaxhuar. Shqetësimi i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe BARNAHUS Shqipëri u fokusua në  një ngjarje të dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj një vajze 17 vjeçare në Sarandë.
CRCA Shqipëri kërkon hetim të gjithanshëm mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të 17 vjeçares në Sarandë
Në Sarandë vajza 17 vjeçare kishte ngritur akuzën se që në fëmijëri është shfrytëzuar seksualisht nga familja e saj për të ofruar marrëdhënie seksuale me persona të tjerë të cilët janë nën hetim nga ana e prokurorisë. CRCA e ndoqi nga afër këtë rast, ndërsa media pasqyroi gjerësisht kërkesën për hetim të gjithanshëm të kësaj ngjarjeje. Më poshtë gjeni linqet e mediave:
https://top-channel.tv/video/fiks-fare-filloi-sezoni-ngjalave-per-ramen-e-meten-28-prill-2020-pjesa-1/ (minuta 8.59)
https://tvklan.al/uniko-te-mbrohesh-nga-djalli-te-rejat-nga-historia-e-abuzimit-ne-sarande/

800 denoncime në dy javë, Hazizaj: Nënat t’u besojnë fëmijëve të tyre, dhuna sèksuale vjen me shumë tabu


https://www.cna.al/2020/04/28/perdhunimi-i-te-mitures-zbulohen-detajet-shokuese-thirrja-urgjente-per-policine/
https://dosja.al/crca-kerkon-hetim-mbi-dhunen-dhe-shfrytezimin-seksual-te-17-vjecares-ne-sarande/
Një tjetër aspekt i punës së përditshme të CRCA/ECPAT Shqipëri ishte edhe pajisja me aparatë celularë apo edhe tableta, të fëmijëve që nuk arrinin dot të integroheshin në mënyrën e re të mësimit në distancë si shkak i COVID 19.
578 fëmijë në Shqipëri kanë nevojë urgjente për aparate celularë dhe internet për ndjekjen e mësimit në distancë!
CRCA/ECPAT Shqipëri, për 6 javë rresht, në kontakt të përditshëm me të gjitha njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe bashkitë e vendit identifikoi fëmijët që nuk munden të ndjekin mësimin në distancë, si shkak i mungesës së shërbimit të internetit, apo edhe mjeteve me të cilat zhvillohet mësimi on-line.  Nga kjo situatë, CRCA i drejtoi thirrje për ndihmë, jo vetëm kompanive celulare, por edhe të gjitha bizneseve, qendrave të tregëtimit të aparatëve elektronikë, komunitetit të gjerë dhe të rinjve, për të pajisur me celularë apo tableta e cfarëdo mjet tjetër elektronik, fëmijët që nuk munden të ndjekin mësimin në distance. Më poshtë gjeni pasqyrimin e lajmit në media të ndryshme:
https://dosja.al/578-femije-ne-shqiperi-kane-nevoje-urgjente-per-aparate-celulare-dhe-internet-per-ndjekjen-e-mesimit-ne-distance/

Mësimi online/ 578 fëmijë kanë nevojë urgjente për aparate celularë dhe internet


https://bulevardionline.com/2020/04/24/578-femije-ne-shqiperi-kane-nevoje-urgjente-per-aparate-celulare-dhe-internet-per-ndjekjen-e-mesimit-ne-distance/
 


Detajet e Lajmit
April 30, 2020
276
Kategoria