
Përgjatë muajit Korrik 2020, CRCA/ECPAT Shqipëri, në përgjigje të rasteve të dhunës dhe shfytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri, punoi për krijimin e një Lëvizje Kombëtare ndër më të mëdhatë në Shqipëri për nga angazhimi dhe ndikimi i saj afatgjatë. Në këtë kuadër CRCA ftoi Presidentin e Republikës, z. Ilir Meta, që të shpallte publikisht Lëvizjen Kombëtare #NEJEMI1 – së bashku kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri, duke treguar njëkohësisht edhe dedikimin dhe përkujdesjen e tij për këtë kauzë. Media tregoi interes të jashtëzakonshëm për Lëvizjen Kombëtare të iniciuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Barnahus Albania.
Po gjatë këtij muaji, CRCA dhe qëndimi i saj, përsa i përket rrezikshmërisë që paraqiti një lojë për fëmijët në interent në vendin tone, u ndoq gjerësisht nga mediat. Ndërkohë gjatë Korrikut, CRCA, realizoi thirrjen e saj drejtuar liderëve të shtetit shqiptar mbi për të mbështetur propozimin e alokimit në masën 5% të Fondit Social European Plus në buxhetin 2012-2027 të BE-së, në mbështetje të luftës ndaj varfërisë së fëmijëve në Europë, si dhe të gjithë Liderëve të Bashkimit Europian që të trajtojnë urgjentisht varfërinë e fëmijëve në EU në planin e rimëkëmbëjes së BE-së!
CRCA vijoi me kërkesat e saj drejtuar Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe të gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar, për të kërkuar urgjent që Ministria e Arsimit të hartojë një plan mbarëkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksuale.
Më poshtë po paraqesim disa nga lajmet kryesore që tërhoqën vëmendjen e medias:
Shpallet Lëvizja #NEJEMI1 – së bashku kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve!
Në 23 Korrik, nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, CRCA/ECPAT Shqipëri u bë nismëtare e një lëvizjeje kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna seksuale! Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1, ka si qëllim luftën për eleminimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Ajo kërkon të përmirësojë dhe fuqizojë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve viktima të dhunës seksuale dhe të shërbimeve ndaj tyre. Bashkangjitur gjeni vetëm disa prej mediave të shumta që publikuan lajmin:
“Ne jemi 1”/ Shpallet lëvizja kombëtare kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve
https://www.albaniandailynews.com/index.php?idm=44424&mod=2
https://www.rtsh.al/lajme/meta-te-mbrojme-femijet-nga-dhuna-e-shfytezimi/
Top News – Fëmijët, dhuna seksuale/ Meta-të rritet ndëshkueshmëria
http://fax.al/read/news/26073461/23782719/dhuna-seksuale-ndaj-femijeve-meta-ngjarje-tronditese-duhen-ndeshkuar-autoret
https://euronews.al/al/aktualitet/2020/07/23/levizja-ne-jemi-nje-meta-hapa-konkrete-per-ndeshkimin-e-perdhunuesve-te-femijeve
Hazizaj: Fëmijët të kërcënuar nga loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”
Përgjatë korrikut, një tjetër lojë në internet, nisi të kërcënojë fëmijët. Ajo quhej Jonathan Galindo dhe nisi të shqetësojë edhe prindërit shqiptarë, pasi fëmijët sidomos përgjatë pushimeve janë navigues të shpeshtë të internetit. Pranë platformës ISIGURT.AL ardhën shumë referime të denoncimeve nëpërmjet ALO 116 dhe u kërkua ndërhyrja e ekpsertëve. Mediat u interesuan pranë CRCA dhe Drejtori i saj, Altin Hazizaj, spjegoi të gjithë situatën duke dhënë edhe këshillat e ekspertëve. Më poshtë gjeni disa nga linqet mediatikë që pasqyruan këtë situatë:
Kreu i “CRCA Albania”, Hazizaj: 5 fëmijë në Shqipëri kanë rënë në kontakt me Jonathan Galindo
https://abcnews.al/jonathan-loja-e-rrezikshme-e-femijeve-keshilla-si-mund-ta-shmangim/
Fëmijët pre e Jonathan Galindo/ Ekspertët: Janë zbuluar disa raste të lojës së rrezikshme
http://shekulli.com.al/loja-qe-i-con-femijet-ne-vetevrasje-ekspertet-kane-disa-keshilla-per-prinderit-si-ti-mbroni-te-miturit-te-mos-bien-pre-e-tyre/