Fillimi i vitit ’21 rezultoi në prezantimin e një prej raporteve më të rëndësishme përsa i përket punës së CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Barnahus. Raporti “Analiza e sistemit të mbrojtjes fëmijëve bazuar në rastet e abuzimit seksual të fëmijëve”, erdhi për publikun e shoqëruar me një analizë të detajuar dhe me shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.
Përgjatë vitit 2019-2020, Barnahus Shqipëri ndoqi, trajtoi dhe menaxhoi 36 raste të krimeve seksuale kundër fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në një analizë të të gjitha informacioneve të marra, ekspertët analizuan sistemin e referimit dhe menaxhimit të këtyre rasteve dhe situatën e viktimave të abuzimit seksual.
BARNAHUS Shqipëri: Numri më i madh i krimeve seksuale kundër fëmijëve po kryen nga bashkëmoshatarët e tyre!
Ky është raporti i parë që përgatitet në këtë fushë ndaj edhe të dhënat e tij paraqesin njw rëndësi të vecantë si për politikë-bërësit ashtu edhe për institucionet publike, organizatat e fëmijëve etj. Prezantimi i tij, u ndoq masivisht nga media. Mëposhtëkemi përzgjedhur vetëm disa nga lidhjet e pasqyrimit mediatik tëraportit:
Abuzimet seksuale/ Raporti: Në Shqipëri abuzohet 1 në 10 fëmijë
https://telegraf.al/aktualitet/dhuna-seksuale-ndaj-femijeve-drejtori-i-crca-institucionet-te-forcojne-prezencen/
https://www.oranews.tv/dhuna-seksuale-ndaj-femijeve-ne-rritje-drejtori-i-crca-institucionet-te-forcojne-prezencen/
https://shqiptarja.com/lajm/raporti-i-crca-shifrat-e-frikshme-te-abuzimit-me-femijet-23-e-dhunuesve-seksuale-jane-punonjes-administrate