Tiranë, 1 Tetor 2021 – Përpjekja e CRCA/ECPAT Shqipëri për të mbrojtur identitetin dhe privatësinë e një fëmije-viktimë e dhunës seksuale, rezultoi e suksesshme, pas ankesës në Autoritetin Kombëtar të Mediave Audiovizive.
Ngjarjet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri po gjejnë një pasqyrim gjithnjë e më të gjerë në media, shpesh në shkelje të kodit etik të gazetarëve për pasqyrimin e fëmijëve në media.
Vetëm pak javë më parë një prej televizioneve kombëtare, morri në shqyrtim rastin e një vajze të mitur, që i ka mbijetuar dhunës seksuake, në një qytet të Shqipërisë. Vajza është dhunuar seksualisht nga mësuesi i saj dhe tashmë ai është dënuar për pedofili. Por, pavarësisht kësaj, gazetarët ju drejtuan me pyeje familjes së vajzës, duke mos-shmangur identifikimin e viktimës, në kundërshtim me kërkesat e ligjit “Për Mediat Audiovizive” si dhe Kodin e Fëmjijëve.
Familja e vajzës paraqiti një kërkesë për mbrojtje të identitetit të vajzës pranë CRCA/ECPAT Shqipëri, e cila iu drejtua me një ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ky institucion, pasi shqyrtoi transmetimin, konstantoi një sërë shkeljesh të bëra nga ana e gazetarëve, duke urdhëruar ndalimin e transmetimit të kronikës, si dhe heqjen e menjëhershme të tij nga youtube.
CRCA/ECPAT Shqipëri, përshëndet këtë vendim të AMA, duke kërkuar një bashkëpunim edhe më të ngushtë me gazetarët, të cilët janë të detyruar të mbrojnë në radhë ta parë të drejtat e viktimave.