Tiranë, 11 Shkurt 2020 – Sot organizatat e shoqërisë civile, protestuan përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë mbi neglizhencën dhe çoroditjen e insitucioneve ligj-zbatuese ndaj përdorimit të pasigurt të internetit në Shqipëri për fëmijët dhe të rinjtë.
Situata e pasigurisë së fëmijëve dhe të rinjve gjatë lundrimit në internet, vjen vit pas vit duke u rënduar dhe duke shfaqur edhe problematika të thella. Numri i fëmijëve dhe të rinjve që raportojnë nuditet, gjuhë urrejtje, shfrytëzim pornografik, dhunë, bulizëm, abuzim apo edhe vjedhje të profilit, ka ardhur në rritje galopante, ndërsa përballë saj qëndron mungesa e dënimeve apo zvarritja e gjykimeve të rasteve të dhunës dhe ngacmimit seksual online. Vetëm 3 ditë më parë, në raportin kombëtar të vitit 2019, fëmijët dhe të rinjtë kanë pasqyruar një tablo shqetësuese, përsa i përket sigurisë në internet në Shqipëri. Kërcenimet dhe përndjekjet, janë rritur rreth 6 herë më tepër.
Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, përpara Kryesisë së Kuvendit nënvizoi se: “Shifrat që ofrojnë studimet dhe raportet nuk janë vetëm numra, por janë fëmijë dhe të rinj që e vuajnë dhe paguajnë çdo ditë paaftësinë tonë për të ndërtuar një sistem të sigurt të përdorimit të internetit për fëmijët. Këto statistika në Shqipëri, janë kokëforta përballë çorodisë apatike të institucioneve ligj-zbatuese dhe përballë përballë mangësisë së teknologjisë dhe personelit të mjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë në mbarë vendin.”
Përfaqësuesit e CRCA, kërkuan pranë Kuvendit përmirësimin e Kodit Penal për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve nga dhuna seksuale, ngacmimet, pedofilia, pornografia dhe shfrytëzimi në internet.
Ndërsa për Policinë e Shtetit, të mundësojë ngritjen e një Drejtorietë veçantë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga krimet kibernetike, të shtrirë në 12 qarqet e vendit.
Shqipëria e hapi fushatën”Së bashku për Internet të Sigurt”, një javë më parë. Në kuadër të kësaj dite, CRCA/ECPAT organizoi aktivitete në shumë shkolla dhe bashki të vendit, për të ndërgjegjësuar fëmijët, mësuesit dhe prindëritnga rreziqet e lundrimit të pasigurt në internet.Qendra për Internetin e Sigurt në Shqipëri dhe Platforma Kombëtare Online Isigurt.al në bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri, dhe Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri – YRCA organizuan Forumin e 5-të Kombëtar “Së bashku për Internet të Sigurt për fëmijët në Shqipëri”! Ndërsa CRCA dhe Qendra për Internet të Sigurt, sollën Raportin Kombëtar 2019 “Urrejtjaonline ndaj fëmiijëve dhe adoleshentëve në Internet”.
Dita Ndërkombëtare për Internet të Sigurt (SID) kërkon të inkurajojë qytetarët që të krijojnë një internet më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë fëmijët.