
Tiranë, 1 Shtator 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri ka nënshkruar sot thirrjen më të fundit drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi hapësirën që kjo agjensi ndwrshtetwrore duhet të krijojë për t’u çliruar nga të gjitha format e dhunës me bazë gjinore.
Women’s Major Group të OKB- së, kanë nisur një thirrje, së cilës po i bashkohen në të gjitha vendet e botës shumë organizata, aktorëve të angazhuar me OKB-në, palëve të tjera të interest dhe grupeve të mëdha në këtë agjensi. Thirrja u krijua pas rastit të rëndë të dhunës që një zyrtar i OKB-së (Munir Akram), ushtroi ndaj një gruaje, i cili i shpëtoi përgjegjësisë së tij duke përdorur imunitetin diplomatik.
Në thirrjen e tyre, ato kërkojnë nga OKB-ja, forcimin e proceseve dhe protokollit të brendshëm për të siguruar mënyrën e shmangies së çdo historie të dhunës, ngacmimit ose dhunës ndaj grave që bazohen në gjini, dhe këta individë të mos kenë mundë si që të emërohen më në poste të tjera.
Në mënyrë të veçantë, mekanizma më të rreptë të shqyrtimit të rasteve dhe ankesave duhet të përdoren për të gjitha emërimet e OKB -së, dhe ajo duhet të vlerësojë tërësisht prejardhjen e një kandidati para se të caktohet në një post. Për më tepër, nëse vlerësimi zbulon çështje të pazgjidhura në këtë drejtim, duhet bërë çdo përpjekje për të sjellë zgjidhje të çështjes në përputhje të plotë me një kornizë të të drejtave të njeriut dhe të gjithë iigjin në fuqi. Nëse kandidati mbështetet në imunitetin diplomatik për t’iu shmangur përgjegjësisë për sjellje të dhunshme, kjo duhet të shihet si një flamur i kuq për të qenë i papërshtatshëm për detyrë.
Grupi i Grave në OKB, kërkon që të gjitha Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, të punojnë për të sjellë këto ndryshime, brenda vetë institucioneve, si edhe më gjerë. OKB -ja duhet të praktikojë atë që predikon. Ndryshimi duhet të fillojë nga brenda.
Gratë në letrën e tyre kanë kërkuar që OKB të demonstrojnë angazhimin e tyre të fortë kundër dhunës me bazë gjinore dhe të mbështesin kërkesat e lëvizjeve feministe dhe të të drejtave të grave në Pakistan. Ato i janë drejtuar me këtë thirrje edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Gutierres, që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që Kombet e Bashkuara janë të çliruar nga të gjitha llojet e dhunës ndaj grave. OKB -ja duhet të qëndrojë pranë angazhimeve të saj për barazi gjinore, të drejtat e njeriut dhe llogaridhënien.
Në thirrjen e tyre, gratë në OKB, nxisin gjithashtu UN Women dhe Shërbimin e Protokollit dhe Ndërlidhjes që të jenë sa më vigjilentë për këtë çështje në mënyrë që të të nxjerrin përpara përgjegjësisë çdo person që ushtron dhunë me bazë gjinore brenda OKB-së.
Nëse dëshironi t’i bashkoheni thirrjes, klikoni në këtë lidhje: bit.ly/GBV-UN