CRCA Shqipëri kërkoi sot zyrtarisht nga Komisioni i Reformës Zgjedhore uljen e moshës së votimit në 16 vjeç dhe caktimin e Kuotës Rinore për të rinjtë në zgjedhjet e ardhshme vendore

Tiranë, 18 Nëntor 2018 – CRCA Shqipëri dorëzoi sot në Kuvend Peticionin “Voto 16!”, pas një fushate një mujore, për të kërkuar zyrtarisht uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç në Shqipëri. Nëpërmjet këtij peticioni, CRCA i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha partive parlamentare, si dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që të ndryshojnë moshën e votimit, duke filluar nga zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Shqipëria, ka eksperienca pozitive përsa i përket garantimit të të drejtës së votës. Vendi ynë është ndër vendet e para në Europë që iu njohu grave të drejtën e votës, që në vitin 1920. E drejta e votës në moshën 16 vjeç njihet tashmë në shumë vende, si: Austri, Gjermani, Amerikë, Skoci, Norvegji, Brazil, Argjentinë, Zelanda e Re, etj. 
Ishin vetë të rinjtë që kërkuan nisjen e kësaj fushate në të gjitha konsultimet që CRCA ka zhvilluar nëtë 12 qarqet e Shqipërisë. Vota e tyre që në moshën 16 vjeç do të fuqizonte jo vetëm pjesmarrjen dhe përfaqësimin politik të adoleshentëve dhe të rinjve, por edhe vendim-marrjen e tyre në të gjitha proceset ku vendoset për ta.
Peticioni  “Voto 16” është bërë publik në adresën www.crca.al/sq/voto-per-16 që në muajin Tetor të këtij viti dhe përgjatë kësaj periudhe kanë qënë të shumtë ata që kanë votuar për këtë peticion.
Prej vitesh në Europë ka një sërë levizjesh që kërkojnë uljen e moshës së votimit. Si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli i Europës po promovojnë përfshirjen e të rinjve dhe adoleshentëve në votime që në moshën 16 vjeç. Zhvillimi i vendeve, aksesi në arsim, teknologji, vendim-marje në komunitet dhe në shkolla i ka formuar adoleshentët mjaftueshëm për të marrë vendime për jetën, veten dhe interesat e tyre.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
 
CRCA Shqipëri
E-mail: info@crca.al


Detajet e Lajmit
November 18, 2018
181
Kategoria