Pas shqetësimit të ngritur prej kohësh nga CRCA dhe Platforma Kombëtare www.iSigurt.al, për rrezikun e fëmijëve nga pedofilia dhe shfrytëzimi online, mediat pasqyrojnë problematikat e kësaj situate dhe mangësitë ligjore lidhur me të. Drejtori i CRCA, (intervistën e të cilit do të mund ta gjeni në minutën 1.04 – 2.06 të transmetimit), bën publike edhe kërkesën që kanë këto organizata për Kuvendin e Shqipërisë që të mund të miratojë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia e shfrytëzimi online.