
Pakti përmban gjashtë masa kryesore të ndërhyrjeve që planifikohen të zbatohen gjatë vitit 2024 e në vijim. Ato fokusohen në rritjen dhe forcimin e koordinimit, shkëmbimit të informacionit në kohë reale, marrjen e masave të përbashkta si dhe organizimin e fushatave kombëtare ndërgjegjësuese për të parandaluar dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet dhe në jetën e përditshme. Secila prej ministrive nënshkruese do të zhvillojë planet e saj të veprimit, për të bërë të mundur zbatimin e paktit.
Detajet e Lajmit
December 27, 2023
577