CRCA bën publike pozicionin e saj për avancimin e të drejtave të fëmijëve nga partitë politike në Zgjedhjet Parlamentare 2013

CRCA bën publike pozicionin e saj për avancimin e të drejtave të fëmijëve nga partitë politike në Zgjedhjet Parlamentare 2013

Tiranë, 10 Prill 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, bëri sot publike pozicionin e saj në lidhje me avancimin e të drejtave të fëmijëve për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Dokumenti i prezantuar nga CRCA ka si qëllim të ndërgjegjësojë partitë politke që të drejtat e fëmijëve duhet të jenë prioritet në programet zgjedhore të të gjitha partive në vend.

Programi zgjedhor është një nga dokumentet kryesorë të secilës parti politike, në të cilën shprehen qëndrimet dhe pikëpamjet në lidhje me çështjet më të rëndësishme për elektoratin e vendit. Është shumë e rëndësishme që partitë politike në Shqipëri të përdorin këtë program zgjedhor jo vetëm për të shprehur profilin e tyre ideologjik, por edhe për të marrë angazhime konkrete në lidhje me nisma që do të ndërmarrin kur të jenë në qeveri.

Dokumenti, i paraqitur nga CRCA vë theksin tek disa nga problemet kyçe që prekin të drejtat e fëmijëve sot në Shqipëri, të tilla si, dhuna ndaj fëmijëve, drejtësia për të miturit, rreziqet e teknologjive të reja të komunikimit, si dhe politika ‘Qytete Miqësore për Fëmijët’, arsimi cilësor para-shkollor dhe mbështetje ekonomike për fëmijët.

Duke i identifikuar si shumë të domosdoshme, CRCA ka propozuar që partitë politike të kenë në programet e tyre zgjedhore një sërë politikash miqësore për fëmijët dhe të propozojnë në parlamentin që do të krijohet pas 23 Qershorit, një sërë nismash që do të kontribuonin thelbësisht në avancimin e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.

Është shumë e rëndësishme që partitë politike të marrin përgjegjësinë politike përpara elektoratit të tyre, që jo vetëm do të reflektojnë të drejtat e fëmijëve në programet e tyre zgjedhore por do ti kalojnë ato në punimet parlamentare të legjislaturës së ardhshme.


Nese deshironi te lexoni pozicionin e CRCA kliko ne dokumentin e meposhtem:

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL