ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare "Mark Dashi", "Kristaq Shtembari" dhe "Liri Gero" të qytetit të Fierit.

ALO 116 dhe CRCA vizitojnë shkollat 9-vjeçare "Mark Dashi", "Kristaq Shtembari" dhe "Liri Gero" të qytetit të Fierit.

Qyteti i Fierit i hap dyert fushatës ndërgjegjësuese “Të drejtat e fëmijëve dhe ALO 116”

Fier, 10 Maj 2013 - ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.

 

Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion shkollat 9-vjeçare "Mark Dashi", "Kristaq Shtembari" dhe "Liri Gero" në Fier. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.

Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e këtyre shkollave, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri, ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Aktitivitetet pranë shkollave 9-vjeçare të Fierit u zhvilluan në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL