Alo 116 dhe Crca vijojnë fushatën ndërgjegjësuese në shkolla “të drejtat e fëmijëve dhe Alo 116”

Alo 116 dhe Crca vijojnë fushatën ndërgjegjësuese në shkolla “të drejtat e fëmijëve dhe Alo 116”

Ndalesa e rradhës: ALO 116 mikpritet nga fëmijët e Shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ në Tiranë.

Tiranë, 24 Prill 2013- ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.

Hapja zyrtare e kësaj fushate e cila u zhvillua pranë Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, kësaj rradhe kishte destinacion shkollen 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ në Tiranë. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes.

Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e kësaj shkolle, në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri, ALO 116, e cila këshillon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

ALO 116 ka një eksperience të gjatë këshillimi dhe orientimi në shkolla. Aktitiviteti pranë shkollës 9-vjeçare ‘Avni Rustemi’ u zhvillua në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lirë midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon Linja në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL