
Tiranë, 08 Janar 2015- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve – CRCA Shqipëri dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut, në kuadër të iniciativës “Çdo fëmijë Rom në kopsht” me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare Tregëtare (ICB Bank) edhe këtë vit dhuruan në Tiranë, Elbasan, Cërrik, Korçë, Maliq, Bilisht dhe Gjirokastër 100 pako për fëmijë 3-6 vjeç të integruar në kopshte dhe grup parashkollor gjatë vitit tëparë të iniciativës. Kjo nismë u realizua falë donacionit që Banka Ndërkombëtare Tregëtare i bëri CRCA-së për tu ardhur në ndihmë shtresave më në nevojë të shoqërisë. Fokusi kryesor i këtij viti, në kuadër të programit të UNICEF dhe CRCA Shqipëri “Çdo fëmijë rom në kopsht” ishte ardhja në ndihmë familjeve të fëmijëve 3-6 vjeç, të cilët kanë treguar një angazhim maksimal për të integruar fëmijët e tyre në kopsht dhe grup parashkollor
Është hera e tretë që një numër kaq i madh fëmijësh ndihmohen nga CRCA dhe një ndër bankat më serioze në vend si ICB Albania. Filantropia e Bankës Ndërkombëtare Tregtare i erdhi në ndihmë 100 fëmijëve 3-6 vjeç që vijnë nga situata të rënda rruge, varfërie, braktisje dhe jetim nga qyteti i Tiranës, Elbasan, Cërrik, Korçë, Maliq, Bilisht dhe Gjirokastër. Fëmijët 3-6 vjeç u pajisën me xhupa, këpucë, atlete, komplete tutash dhe veshmbathje të tjera të reja. Në qytetin e Tiranës u shpërndanë pako ushqimore për një nga komunitet rom më të varfra të qytetit.
Këto dhurata u shpërndanë pranë çdo familje dhe fëmijë të komunitetit rom në qytetet ku CRCA punon çdo ditë për të integruar fëmijët 3-6 vjeç në sistemin parashkollor të vendit. Një pjesë e madhe e dhuratave u shpërndanë pranë çdo vendbanimi të fëmijëve në një maratonë 2 javore në fund Dhjetor dhe Janar. Një falenderim i jashtëzakonshëm i shkon Bankës ICB, stafit të CRCA’së, dhe tëgjithë aktoreve localë që punojnë me dedikim edhe përkushtim në kopshte dhe shkolla.
Nje falenderim i madh i shkon edhe shoqatës ADRA e cila me një akt filantropik mundësoi dhurimin e 140 pakove për shumë fëmijë të tjerë që këtë fundvit e mbyllen me një buzeqeshje dhe gëzim. Këto pako u shpërndanë në Qarkun e Tiranës, Elbasanit, dhe Gjirokastrës pranë familjeve dhe fëmiijëve të komunitetit rom në çdo vendbanim ku ata jetojnë.
Në kuadër të përgjegjësisë sociale, duke marrë shkas edhe nga bashkëpunimi me Bankën Ndërkombëtare Tregtare, shpresojmë që ky të jetë vazhdimi i një kulture filantropike nga ana e bizneseve private në vend, duke qënë se CRCA uron fëmijët e Shqipërisë me dhurata çdo fundvit.
CRCA I URON TË GJITHË FËMIJËVE TË SHQIPËRISË NJË VIT SA MË TË MBARË!