40 fëmijë të moshës 11 dhe 12 vjeç do të kenë mundësinë që të marrin pjesë për 14 ditë në “Fshatin e Fëmijëve” ku do të qëndrojnë në shtëpi të përshtatura për fëmijët. Gjatë shkëmbimit kulturor fëmijët do të marrin pjesë në klasa joformale, ku do të mësojnë rreth Komunikimit Ndërkulturor, të Drejtave të Fëmijëve dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi. Ndër të tjera fëmijët, përgjatë qëndrimit 2 javor, do të trajnohen nga trajnerë zvicerianë, do të argëtohen si dhe do të mësojnë të jetojnë në komunitet me bashkëmoshatarët e tyre duke qëndruar në shtëpi të përbashkëta si dhe duke qenë përgjegjës për rendin dhe pastërtinë në shtëpi.
Nga data 27 Gusht – 12 Shtator 2019, 40 fëmijë nga Shqipëria do të marrin pjesë në këtë shkëmbim kulturor nën kujdesin e veçantë të 6 supervizorëve. Gjithashtu, gjatë këtij shkëmbimi do të zhvillohen edhe 5 eskursione, ku do të vizitohen disa nga qytetet më të mëdha si: Zurich, Luzern, Konstanz, Saint Gallen, Schaffhausen dhe Winterthur.
Fondacioni i mirënjohur arsimor Pestalozzi prej vitesh tashmë organizon shkëmbimë të tilla kulturore me fëmijë dhe të rinjë nga e gjithë bota, duke përdorur arsimin si një mjet për t’i mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore si dhe t’i përgatisë ata që të jenë pjesëmarrës dhe të kontribuojnë në formimin e shoqërisë si qytetarë të edukuar dhe të lirë.
Në këtë kuadër, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Fondacioni PESTALOZZI kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të bëheni pjesë e shkëmbimit kulturor “Fshati i Fëmijëve” i cilido të zhvillohet përgjatë datave 27 Gusht – 12 Shtator 2019, në Trogen, Zvicër dhe pjesëmarrës do të jenë 40 fëmijë nga Shqipëria. Të rinjtë pjesëmarrës do të paguajnë vetëm fee për transportin dhe ushqimin përgjatë udhëtimin.
Afati i fundit i aplikimeve është data 29 Korrik 2019, ora 17:00.