
Zgjedhjet Parlamentare për Shqipërinë dhe përzgjedhja e 140 deputetëve të vendit, së bashku me programin e partive politike, ku të paktën njëra prej tyre do të kryesojë vendin në katër vitet e ardhshme, janë thuajse 1 muaj larg.
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim me Parlamentin Rinor, Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA) dhe Laboratorin e Politikave për Fëmijët dhe të Rinjtë, me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, ACE dhe ALO 116 111, dëshirojnë që nëpërmjet evidentimit të gamës së gjerë të problemeve që kanë të rinjtë dhe zgjidhjeve të propozuara nga ata vetë, të avokojnë që, jo vetëm programet e partive në këto zgjedhje të jenë të drejtuara ndaj problemeve të vërteta të të rinjve dhe të rejave, por edhe programi i Qeverisë së adhshme të jetë i bazuar në Kontratën Kombëtare Rinore.
Për këtë qëllim Rrjeti Kombëtar i të Rinjve ka përgatitur Anketën Kombëtare, e cila i adresohet të rinjve dhe të rejave anembanë Shqipërisë nga mosha 14-30 vjeç.
Anketa “Kontrata Rinore Kombëtare” ka si qëllim të sjellë kërkesat, pritshmëritë dhe zërin e të rinjve tek ata që duhet të dëgjojnë, por edhe që marrin vendime në emrin tonë: Politikanët dhe Vendimarrësit!
Si shkak i situatës së pandemisë Covid -19 në vend dhe kushteve të karantinës, kjo anketë është vendosur online. Rezultatet e saj do të prezantohen në një Raport të veçantë dhe do të diskutohen në një seri takimesh online me të rinj e të reja në mbarë vendin, për të finalizuar më pas dokumentin e Kontratës Rinore Kombëtare.
Kontrata do t’i prezantohet zyrtarisht të gjitha partive politike pjesëmarrëse të Zgjedhjeve Parlamentare 2021 për të adresuar dhe integruar në programet e tyre, jo vetëm të problemet e të rinjve, por edhe zgjidhjet e propouara prej tyre.
Anketa është tërësisht anonime dhe të dhënat administrohen vetëm për qëllime besueshmërie të saj. Ato nuk do të ndahen me askënd!
Këtu ju keni mundësi të gjeni Anketën e plotë, në linkun bashkangjitur: https://forms.gle/a6i4m2ya99KruCqF9
Më shumë informacion per organizatorët e kësaj ankete mund ta gjeni ne adresat: www.anyn.al dhe www.crca.alGjithashtu, për çdo pyetje që mund të keni lidhur me Kontratën Rinore Kombëtare ndjehuni të lirë për të na shkruar në adresën e emailit: info@anyn.al
Vota rinore dhe zëri i të rinjve VLEN!