
Tiranë, 20 Nëntor 2022 – CRCA/ECPAT Shqipëri bëri publik sot në mengjes Raportin Alternativ mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë, në kuadër të raportimit pranë Komitetit për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së në Gjeneve. Në korrik të këtij viti, CRCA/ECPAT Shqipëri kishte dorëzuar pranë Komitetit Raportin Alternativ për gjendjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri nga viti 2014 e deri më sot.
Raporti Alternativ synon të evidentojë problemet kryesore mbi të cilat shteti shqiptar ka treguar mangësi në plotësimin e detyrimeve që vijnë nga KDF-ja që nga viti 2014 e deri më sot. Qëllimi kryesor i këtij procesidhe është përmirësimin e gjendjes të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Raporti, ndër të tjera, fokusohet në zbatimin nga Shqipëria të katër parimeve themelore të Konventës për të Drejtat e Fëmijës: mos-diskriminimi, mbijetesa dhe zhvillimi, interesi më i lartë i fëmijës, dhe pjesëmarrja.
Shqipëria është palë në Konventën për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së që nga viti 1992 dhe ka raportuar periodikisht në Komitetin për të Drejtat e Fëmijës. CRCA/ECPAT Shqipëri përgatiti dhe dorëzoi Raportin e 1-rë Alternativ në OKB në vitin 2001. Kjo i hapi rrugën një angazhimi më të madh të shoqërisë civile në sistemin e raportimit të të drejtave të njeriut dhe u ndoq nga Raporte të tjera alternative për konventat të tilla si CEDAW, CAT, CERD dhe UPR.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
CRCA/ECPAT Shqipëri,
E-mail: crcra@crca.al