Tiranë 6 Qershor 2021- Bashkia e Devollit, nëpërmjet një urdhëri të lëshuar sot nga kryetari i saj, i hap rrugën të gjithë shërbimeve cilësore që do të ofrohen për fëmijët në këtë zonë. Protokolli i punës që do të shërbejë si gur themeli i punës së punonjësve socialë të Bashkisë, do të sigurojë që çdo fëmije të kësaj bashkie t’i ofrohet mbështetje dhe shërbime cilësore, eficente dhe të matshme në kohë.
Vetëm disa javë më parë në këtë Bashki, CRCA/ECPAT Shqipëri, në kuadër të zbatimit të projektit “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll”, organizoi tryezën e konsultimit të këtij Protokolli.
Ai do të krijojë një tablo të qartë të ndërhyrjes sa më efektive për rastet e fëmijëve dhe adoleshentëve viktima të çdo lloj forme të dhunës në Shqipëri. Në këtë protokoll paraqiten udhëzime të detajuar për të gjithë punonjësit socialë që punojnë në nivel lokal mbi përgjigjen e menjëhershme që kërkon trajtimi i rasteve të dhunes ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Protokolli, gjithashtu përmban informacion rreth bazës ligjore në fuqi për ofrimin e shërbimeve të kujdesit Shoqëror, Ligji për të Drejtat dhe Mbrojen e Fëmijëve si edhe VKM 578, datë 3.10. 2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”
Nisma “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll” ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG.
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën
linda.pino@crca.al
crca@crca.al


Detajet e Lajmit
June 6, 2021
326
Kategoria