NDËRTIMI I NJË SISTEMI TË KOORDINUAR TË PËRGJIGJES NDAJ DHUNËS SEKSUALE TEK FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT NE SHQIPËRI
Dhuna dhe ngacmimi seksual i fëmijëve është një realitet i papranueshëm dhe pavarësisht të gjitha masave per mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, grabitqaret seksuale për një sërë shkaqesh, ligjore, sociale dhe politike, vazhdojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme ne jetën dhe mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri dhe në Botë.
Sipas studimit të BECAN, në Shqipëri mbi 11% e fëmijëve janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Ndërkohë qe organet ligj zbatuese dhe ato të drejtësisë merren me ndjekjen penale të autoreve të këtyre krimeve të tmerrshme, shërbimet sociale per rehabilitimin e viktimave, shpesh nuk marrin shërbimet qe iu takojnë.
Nisur nga kjo, qe ne fillim të vitit 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri, organizata kryesore ne vend per të drejtat e fëmijëve, me një eksperience mbi 26 vjet ne ketë fushe, për herë të parë në Shqipëri, hapi Qendrën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale – si një model të ri të parandalimit dhe trajtimit të dhunës seksuale, me fokus të posaçëm, vajzat dhe gratë e reja, por pa neglizhuar ne asnjë moment dhunën seksuale ndaj djemve.
Ne po punojmë me disa ndër partneret me serioze ne Europë dhe Amerike, per të ndërtuar edhe ne Shqipëri modelin e një Qendre të vetme shërbimesh shoqërore dhe mbrojtjeje ligjore per fëmijët dhe adoleshentët viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale, ne jetën e përditshme dhe ne internet, bazuar tek modeli i Barnahus të zbatuar për herë të parë në Islandë dhe që është një nder modelet e rekomanduara nga Komiteti për Konventën e Lanzarotit të Këshillit të Europës.
Shqipëria, per shkak të pasjes se sistemeve paralele të mbrojtjes shoqërore, të mbrojtjes se fëmijëve, të dhunës ndaj grave e vajzave, si dhe sistemeve të pakoordinuara të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, per shkak të boshllëqeve ligjore, aktualisht e ka të pamundur të ndërtojë një sistem të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale për fëmijët dhe adoleshentët, ndaj ne po punojnë qe t’a lehtësojmë ketë proces me të gjithë partneret tanë kombëtare dhe ndërkombëtarë, deri ne arritjen e krijimit të modelit.
Nisma “Ndërtimi i një sistemi të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët ne Shqipëri” ka ne qendër të saj ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe ligjore falas per fëmijët viktima të dhunës seksuale, modelimin e shërbimeve të mbrojtjes shoqërore dhe ligjore, ngritjen e një aleance kombëtare kundër dhunës ne Shqipëri, mbështetjen e nismave ligjore per mbrojtjen e viktimave nga krimet seksuale dhe forcimin e kapaciteteve të organeve ligj-zbatuese dhe atyre të shërbimeve të mbrojtjes se fëmijës, per mbrojtjen, rehabilitimin dhe parandalimin e dhunës seksuale. Një komponent i veçantë i nismës i dedikohet sigurisë online ndaj fëmijëve dhe krimeve seksuale ndaj tyre ne internet.
KUSH ËSHTË BARNAHUS SHQIPËRI