16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE NDALET NË DEVOLL

16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE NDALET NË DEVOLL

Devoll, 2 Dhjetor 2021 - Në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkia Devoll, Sektori i barazisë gjinore organizuan dy aktivitete ndërgjegjësuese me të rinj e të reja dhe gra të njësisë Administrative Miras.

Ndalesa e parë u bë pranë gjimnazit “Nesim Kaçani” u  diskutua mbi rëndësinë që ka barazia gjinorë në familje e shoqëri, disavantazhet që ka sjellë dhuna, dhe avantazhet që sjell zëri i tyre  në shoqëri në ndalimin e dhunës dhe pabarazisë gjinore. Të rinjtë dhe të rejat u shprehën të motivuar se e duan ndryshimin të ndodhë, dhe se janë të hapur ndaj çdo veprimtarie për të qënë influencues pozitivë ndaj kësaj çështjeje.

Në aktivitetin me gratë e njësisë Administrative Miras, u zhvillua bisedë e hapur dhe diskutim mbi të gjithë rolin që gruaja mbart, ndikimin që ka në familje e mjedisin social, domethënien e lirisë, dhe të thënit STOP dhunës në çfarëdo lloj forme të saj. Në takimin me gratë dhe vajzat ndihej energji pozitive, dhe dëshira e tyre për të ndryshuar konceptin e mbetur prej dekadash në vendin e tyre mbi inferioritetin që ndjenin ishte i dukshëm.

Keto aktivtete zhvillohen në kuadër të zbatimit të nismës se CRCA/ECPAT "Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri", e cila mbështet nga UNDP Albanianë bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL