CRCA/ECPAT Shqipëri në 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave!

CRCA/ECPAT Shqipëri në 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave!

Tiranë, 25 Nëntor 2021 - Në kuadër të zbatimit të projektit "Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri", CRCA/ECPAT Shqipëri i bashkohet fushatës të Kombeve të Bashkuara, “Bëje botën portokalli: T’I JAPIM FUND DHUNËS NDAJ GRAVE, TANI!”. Kjo fushatë, e cila do të realizohet në 16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave, zhvillohet çdo vit. Fushata nis më 25 Nëntor që shënon edhe Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe mbyllet më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Në këtë kuadër aktivizmi, CRCA/ECPAT Shqipëri, ka nisur impenjmin e saj duke organzuar fushata të ndryshme në nivel lokal mbi ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave, viktima të dhunës me bazë gjinore. Përgjatë këtyre ditëve CRRCA/ECPAT Shqipëri, do të jetë në Bashkinë e Devollit, ku do diskutojë gjerësisht me vajzat dhe gratë mbi nxitjen e bisedave publike dhe edukimin e publikut se çfarë mund të bëjnë individët, komuniteti, viktimat dhe organizatat për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave e vajzave sidomos pas një periudhe të vështirë që po kalon vendi, pas pandemisë së COVID-19.

CRCA/ECPAT do të zhvillojë gjithashtu edhe orë të hapura me nxënësit gjimnazistë të kësaj bashkie mbi situatën në të cilën ndodhen vajzat dhe gratë dhe mënyrat e raportimit të dhunës apo edhe të ngritjes së zërit për viktimat e dhunës me bazë gjinore.  Në kuadër të këtij projekti që CRCA ka përqafuar, ajo do të angazhojë edhe ambasadorët e rinisë së saj në shumë nisma të cilat do të promovojnë luftën e nisur kundër dhunës se vajzave dhe grave në vendin tonë. Një fokus të veçantë do të mbajë edhe situata gjatë dhe pas pandemisë, për të përgatitur një përgjigje profesionale ndaj përshkallëzimit të formave të dhunës që po shfaqet kohët e fundit në Shqipëri.

Nisma e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, “Bëje botën portokalli”,u konceptua nga aktivistë që morën pjesë në edicionin e parë të Institutit Botëror të Lidershipit të Grave në vitin 1991 dhe ky vit shënon përvjetorin e 30-të. Që prej vitit 1991, mbi 6000 organizata në 187 vende në mbarë botën kanë marrë pjesë në fushatë, duke mbuluar 300 milionë1 persona. Sipas përllogaritjeve më të fundit, përafërsisht 1 në 3 gra të moshës 15 vjeç e sipër, në mbarë botën, i janë nënshtruar dhunës fizike apo seksuale nga një partner intim, jo-partner apo të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre.

Këto aktivitete orgnaizohen në kuadër të zbatimit të nismës se CRCA/ECPAT "Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri", e cila mbështet nga UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL