Italia “toka e premtuar”, gati 10 mijë të mitur shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Italia “toka e premtuar”, gati 10 mijë të mitur shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Marrë nga kanali informativ A2 në një partneritet ekskluziv me CNN. 

Italia vijon të konsiderohet si “toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë. Prej janarit e deri në fundin e korrikut të këtij viti, 681 të mitur të pashoqëruar kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj duke u deklaruar si të braktisur nga familjet e tyre. 

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria përbënë 8.1 për qind të totalit të aplikimeve duke u renditur pas atyre nga Bangladeshi, Tunizia dhe Egjipti. 

Të dhënat nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, tregojnë se kërkesat më të mëdha për strehim nga fëmijët shqiptarë vijnë nga grup-mosha 15 deri në 17 vjeç. 

Gati 9 mijë fëmijë shqiptarë të regjistruar kanë kërkuar të strehohen e më pas të marrin shtetësinë italiane në harkun e viteve 2015-2020. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL