CERTIFIKOHEN 50 PROFESIONISTËT E AKADEMISË SË 1-RË MULTI-DISIPLINARE “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE NGA DHUNA DHE SHFRYTËZIMI SEKSUAL”

CERTIFIKOHEN 50 PROFESIONISTËT E AKADEMISË SË 1-RË MULTI-DISIPLINARE “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE NGA DHUNA DHE SHFRYTËZIMI SEKSUAL”

Tiranë, 23 Dhjetor 2012- U zhvillua ditën e sotme ceremonia e ndarjes së certifikatave të pjesëmarrësve të Akademisë së 1-rë multi-disiplinare të Profesionistëve “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual”. Për 6 muaj me rradhë CRCA/ECPAT në bashkëpunim me BARNAHUS Shqipëri organizuan Akademinë, e ideuar në serinë e cikleve të trajnimeve online me një grup miks të profesionistëve që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si NJMF, PMF, mjekë, pediatër, punonjës policie, oficerë të policisë gjyqësore, prokurorë e gjykatës, përfaqësues së oranigatave të shoqërisë civile. 
 
Moduli i Akademisë së 1-rë Multi-disiplinare “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual” u bazua në standartet më të larta europiane, eksperiencave bashkëkohore në menaxhimin, trajtimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale, abuzimit online, ligjeve, politikave, standarteve dhe protokolleve të punës.
 
Përgjatë zhvillimit të Akademisë, profesionistët pjesëmarrës forcuan kapacitetet e tyre mbi procedurat standarte në menaxhim të suksesshëm në interesin më të lartë të fëmijëve viktima të dhunës seksuale; adresimi dhe njohja e legjislacionit shqiptar në tërësi mbi mbrojtjen e fëmijëve në fenomenin e ngacmimit, dhunës dhe shfrytëzimit seksual në vendin tonë; identifikimi i sfidave përgjatë menaxhimit të rasteve dhe ofrimit të shërbimeve për të standartizuar në mënyrë profesionale dhe drejt një niveli bashkëkohor të gjitha shërbimet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga ngacmimi, dhuna dhe shfrytëzimi seksual; njohja me protokollet e hartuara nga BARNAHUS Shqipëri dhe CRCA/ECPAT Shqipëri mbi ndjekjen dhe ofrimin e shërbimeve të integruara dhe sa më cilësore në ndjekjen dhe rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale në Shqipëri.
 
Akademia u organizua nga CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me BARNAHUS Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri - YRCA, në kuadër të nismës “Ndërtimi i një sistemi të koordinuar të përgjigjes ndaj dhunës seksuale te fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri”.
 
Gjatë muajit Janar do të lançohet thirrja për pjesëmarrje në Akademinë e 2-të Multi-disiplinare “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna në Shqipëri”
 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL