ICMEC bën publik Raportin Global mbi situatën e fëmijëve të humbur gjatë vitit 2020

ICMEC bën publik Raportin Global mbi situatën e fëmijëve të humbur gjatë vitit 2020

Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar -ICMEC, bëri publik Raportin mbi gjendjen e fëmijëve të humbur në botë gjatë vitit 2020. Raporti pëmbledh historitë që eskpertët kanë evidentuar në vitin 2020 të fëmijëve të humbur, të shfrytëzuar, të rrëmbyer, të dhunuar, apo edhe ata që kërkojnë të largohen nga shtëpitë e tyre si shkak i kushteve jo të përshtatshme të jetesës.

Raporti Global pasqyron edhe bashkëpunimin e ngushtë që kjo qendër pati me Shqipërinë nëpërmjet partnerit të saj CRCA /ECPAT Shqipëri gjatë vitit 2020, për krijimin e sinjalit Amber, një sistem që krijon lidhjen midis organeve të zbatimit të ligjit, ekspertëve të policisë dhe qendrave kombëtare të fëmijëve të humbur, për të identifikuar, gjetur dhe shpëtuar fëmijët.

ICMEC ofroi trajnime për më shumë se 45,000 profesionistë të zbatimit të ligjit, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe edukatorë në vitin 2020 duke pajisur gjithashtu  shkollat dhe edukatorët ndërkombëtarë me më shumë se 100 burime që adresojnë veçanërisht sfidat e COVID-19, përfshirë përshtatjen me ato virtuale mjedise mësimore dhe duke ndihmuar nxënësit të përballojnë stresin.

ICMEC dhe të gjithë partnerët globalë të saj janë të përkushtuar të kthejnë çdo fëmijë të humbur e shfrytëzuar në shtëpinë e tij apo në një vend të sigurt, pavarësisht se çfarë duhet, pavarësisht se në cilin vend të botës është zhdukur fëmija dhe pavarësisht nga rrethanat e humbjes.

Qendra është krijuar që në vitin 1998, dhe nëpërmjet platformës së saj së krijuar dy vjet më parë, ka asistuar mbi 2000 fëmijë të humbur, ka gjeneruar mbi 6.8 miliardë shikime të lajmërimeve për fëmijët e humbur në internet dhe ka angazhuar mbi 2.6 milione qytetarë në historitë e fëmijëve të humbur përmes ëebsitet të tij.

CRCA/ECPAT Shqipëri si i vetmi partner i ICMEC në Shqipëri, prej 5 vitesh kërkon zbatimin e platformës Amber Alert në vendin tonë, është antëtare e rrjetit global që prej vitit 2010.

 

Raportin të plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://spark.adobe.com/page/XbosYUYJ4rWk6/

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL